Lajme Zone
Pas valës së re të sulmeve në Iran, autoritetet paralajmërojnë SHBA-në: Do të pendoheni
BotëTop Channel

Pas valës së re të sulmeve në Iran, autoritetet paralajmërojnë SHBA-në: Do të pendoheni

Irani ka reaguar ndaj sulmeve të reja amerikane, me zëdhënësin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Sardar Mohebi, që ka paralajmëruar një përgjigje të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara.

Irani ka reaguar ndaj sulmeve të reja amerikane, me zëdhënësin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Sardar Mohebi, që ka paralajmëruar një përgjigje të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara. Në një postim në rrjetin social X, Mohebi deklaroi:

“Dënim i rëndë i pret agresorët dhe Amerika do të pendohet për sulmet e saj të reja.”

Deklarata vjen pak pas njoftimit të Komandës Qendrore të SHBA-së për nisjen e sulmeve të reja ndaj objektivave të IRGC-së në Iran.

Reagimi i Gardës Revolucionare rrit më tej shqetësimet për një përshkallëzim të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, veçanërisht pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-të do të përgjigjen me forcë edhe më të madhe në rast të një hakmarrjeje iraniane. Rriten tensionet në Hormuz, SHBA godet objektivat iraniane pranë ngushticës, shpërthime në tre porte të rëndësishme

Bota Top Channel