Një ditë proteste e mbushur me tensione ka qenë kjo e sotmja përpara Kryeministrisë. Qytetarët e nisën protestën krejt paqësisht, por se u larguan me dhunë nga ana e policisë, në kuadër të aktit normativ, që nuk u lejon të protestojnë as tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Pas tensioneve, qytetarët marshuan në rrugët e kryeqytetit dhe më pas janë rikthyer sërish në bulevardin përpara godinës së qeverisë. E pranishme sot është edhe aktivistja ndërkombëtare Greta Thunberg, që ka përgëzuar shqiptarët për rezistencën e jashtëzakonshme. Ajo dënoi dhunën policore ndaj protestuesve, që siç tha, mbrojnë vendin e tyre nga fuqia ekonomike e shteteve të mëdha. Bëri thirrje të fortë dhe që qytetarët të vijojnë protestën kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së natyrës së Shqipërisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta thunberg Tirane
