Lajme Zone
Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat të premten në selinë rozë
PolitikëReport TV

Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat të premten në selinë rozë

TIRANË- Takimet dy ditore në Pogradec, kryeministri Edi Rama i pason me një tjetër mbledhje. Të premten në orën 17:30, kryeministri mësohet se do të mbledhë në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve dhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar. Mbledhja vjen vetëm pak ditë pas takimeve me dyer të mbyllura në Pogradec, ku në qendër ishte qasja e re e qeverisë dhe Partisë Socialiste ndaj shqetë

TIRANË- Takimet dy ditore në Pogradec, kryeministri Edi Rama i pason me një tjetër mbledhje. Të premten në orën 17:30, kryeministri mësohet se do të mbledhë në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve dhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar. Mbledhja vjen vetëm pak ditë pas takimeve me dyer të mbyllura në Pogradec, ku në qendër ishte qasja e re e qeverisë dhe Partisë Socialiste ndaj shqetësimeve të qytetarëve. Rama kërkoi që problematikat e tyre të vendosen në krye të axhendës, duke u ngarkuar ministrave që çdo muaj të ndjekin punën e drejtorive në varësi, ndërsa drejtuesve politikë u kërkoi më shumë prani në terren. LEXO edhe...Mero Baze: Betejë teknologjike kundër korrupsionit Reflektimin për një qasje të re mbi problematikat e qytetarëve Partia Socialiste e ka mishëruar në dy dokumentet "Besa" dhe "Prania Besnike". Në Pogradec u prezantua edhe platforma “Pasqyrë Albania”, ku do të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve. Synimi është që problematikat të marrin përgjigje brenda dy javësh dhe qytetari të mund të shohë në kohë reale se në cilin institucion ndodhet kërkesa e tij. Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera. Ministrat bënë edhe një analizë të punës dhe prezantuan prioritetet për sektorët që drejtojnë. SI.E./ReportTv.al pasqyre albania PS edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53.4% Keq 33.7% Nuk e di 12.9% Vota total: 1743 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?