Lajme Zone
Pas stuhisë së shiut gjatë natës, si parashikohet moti këtë të shtunë, bien temperaturat
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Pas stuhisë së shiut gjatë natës, si parashikohet moti këtë të shtunë, bien temperaturat

Moti në vendin tonë pritet të jetë i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të territorit.

Moti në vendin tonë pritet të jetë i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë pasdites, në disa zona, përveç reshjeve priten shtrëngata afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Temperaturat minimale këtë mëngjes u regjistruan 17 gradë, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë maksimalisht 26 gradë Celsius.

Era do të fryjë deri në 11 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të forcës 1-3 ballë.

Gjatë natës vendi u përfshi nga stuhi shiu, teksa temperaturat kanë pësuar rënie. Top Channel