Duket se inati në Kuvend nuk zgjat më shumë se disa ditë! Deputeti socialist Ervin Hoxha është parë jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit duke biseduar qetësisht me tre kolegët demokratë, Luçiano Boçin, Luan Baçin dhe Xhelal Mziun, pas përplasjeve fizike që shënuan seancën plenare të së enjtes së kaluar.
Vetëm pak ditë më parë, deputetët e mazhorancës dhe opozitës u përfshinë në tensione që agravuan deri në përplasje fizike, pasi demokratët kërkonin që seanca të përqendrohej te protestat në kryeqytet.
Sot, pas show-t parlamentar duket se situata ka ndryshuar dhe palët kanë gjetur kohë për një bisedë jashtë sallës së Kuvendit.

