Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën, më 21 nëntor, Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, me fokus përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ku beteja kryesore pritet të zhvillohet për Bashkinë e kryeqytetit. Mbledhja do të mbahet në orën 11:00, në ambientet e “Xibrakut”, vetëm një javë pas Asamblesë Kombëtare të PS-së në Gjirin e Lalzit. Në takimin e 14 nëntorit, socialistët diskutuan organizimin e strukturave të partisë dhe përgatitjet për fushatën zgjedhore, me vëmendje të veçantë te Tirana. LEXO EDHE:Greta Thunberg në protestën në Tiranë, ironizon Balla: Paska ardhur për të na mbrojtur nga imperalizmi! Klikimet u morën, tani avioni dhe hipokrizia e radhës (VIDEO) Gjatë asaj mbledhjeje, Rama shkarkoi Erion Veliajn nga PS-ja e Tiranës dhe kërkoi mobilizimin e strukturave socialiste për zgjedhjet vendore. Ndërkohë, Ervin Demo dhe Albana Koçiu u caktuan në drejtimin organizativ të socialistëve të Tiranës. Mbledhja e së shtunës vjen në një kohë kur PS po përgatitet për zgjedhjet vendore të 9 majit, ndërsa situata në Bashkinë e Tiranës dhe marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj mbeten në qendër të diskursit politik në kryeqytet. U.D / SI.E. U.D Shqiptarja.com TAG: edi rama asambleja e PS zgjedhjet vendore 2027 ervin demo Albana Koçiu Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 11:04
A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 62% Jo 29.2% Nuk e di 8.8% Vota total: 1767 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

