Këshilltarja Bashkiake e Partisë Demokratike Ilda Zhulali, e ftuar në News24 tha se pas rrëzimit të regjimit të Vuçiç në Serbi, radhën për t’u rrëzuar e ka regjimi i Edi Ramës në Tiranë. Zhulali theksoi se kjo qeveri e ka zhytur vendin në varfëri ekstreme. Ajo shtoi se kryeministri duhet të ikë menjeherë. Akuzoi qeverinë se ka organizuar një “luftë” për ta shkatërruar PD-në. Këshilltarja bashkiake e PD-së në Bashkinë e Tiranës Ilda Zhulali: Kryefjala e SHBA-ve për Shqipërinë është se duhet të goditen grupet kriminale. Pas rrëzimit të regjimit në Serbi, tashmë është radha për t’u rrëzuar regjimi i kryeministrit Edi Rama. Partia Demokratike ka raporte tepër të mira me aleatët ndërkombëtarë dhe është një alternative qeverisëse, patjetër. Nuk shoh shenjë barazimi mes kryetarit të PD-së dhe Edi Ramës siç kemi dëgjuar në protesta, pasi ky i fundit ka rritur varfërinë në nivele të frikshme. Paratë e vjedhura janë në xhepat e Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Barazia mes PD-së dhe qeverisë vjen, në vazhdë të fushatës për demonizimin e Partisë Demokratike. Rama dhe bashkëpunëtorë të tij kanë përdorur çdo mjet për të shkatërruar PD-në, por asnjëherë nuk ia kanë dale e nuk do ia dalin. Ne kemi nevojë për një Shqipëri të mirë, që të bëjmë jetën e secilit më të mirë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ilda zhulaali PD rama regjimi
