Lajme Zone
PolitikëEuronews Albania

Pas qëndresës para Ministrisë së Arsimit, protestuesit ndahen në dy grupe, një pjesë marshon drejt Kryeministrisë


Pas disa orësh qëndresë përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin, duke u ndarë në dy grupe. Një pjesë e tyre po marshon drejt qendrës së qytetit, ndërsa pjesa tjetër në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë.

Pas disa orësh qëndresë përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin, duke u ndarë në dy grupe. Një pjesë e tyre po marshon drejt qendrës së qytetit, ndërsa pjesa tjetër në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit brohorasin në kor thirrjet: “Policia e krimit” dhe “Rama, jep dorëheqjen!”. Ndërkohë, edhe forcat e policisë po lëvizin në drejtim të Kryeministrisë, ku po marrin masa për të përballuar situatën në rast të përplasjeve të tjera.