Pas publikimit në JOQ të pamjeve nga një incident me zjarr pranë ambienteve të RTSH-së, autoritetet kanë reaguar për të sqaruar çfarë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të 14 gushtit, kur një drejtues automjeti në pronësi të RTSH-së ka konstatuar tym që dilte nga pjesa e motorit, ndërsa mjeti ishte i parkuar brenda ambienteve të institucionit.
Pas konstatimit të tymit, është njoftuar shërbimi zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ngjarja u bë publike fillimisht përmes videos së publikuar në JOQ, e cila solli reagimin e Policisë së Tiranës.

