Lajme Zone
Pas Pogradecit, Rama mbledh kupolën e PS/ Leka: Përgatitje për mandatin e katërt, fokusi te qytetarët! Protesta? Pa të ardhme
PolitikëABC News Albania

Pas Pogradecit, Rama mbledh kupolën e PS/ Leka: Përgatitje për mandatin e katërt, fokusi te qytetarët! Protesta? Pa të ardhme

Analisti Martin Leka deklaroi në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News se kryeministri Edi Rama ka nisur përgatitjet për mandatin e katërt, duke kërkuar qasje të reja dhe më shumë kreativitet përballë sfidave që e presin qeverisjen.

Analisti Martin Leka deklaroi në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News se kryeministri Edi Rama ka nisur përgatitjet për mandatin e katërt, duke kërkuar qasje të reja dhe më shumë kreativitet përballë sfidave që e presin qeverisjen.

Sipas Lekës, pavarësisht se Partia Socialiste siguroi 83 mandate në zgjedhjet e fundit, vetë Rama e ka kuptuar se mandati i katërt mund të jetë ndër më të vështirët politikisht.

Sipas tij, protesta e fundit mund të ketë shërbyer si një sinjal për kryeministrin për të reflektuar mbi problematikat brenda administratës dhe strukturave të Partisë Socialiste. “Mendoj që edhe Rama është në kërkim të gjetjeve të reja dhe kreativitetit që shpesh e përdor në situata vështirësish. Edhe pse Edi Rama dhe PS ka marrë 83 mandate, kemi thënë që në fillim do jetë mandati më i vështirë, këtë e ka kuptuar edhe vetë Rama. Rama po kërkon gjithçka të re, dhe me opozitën që ka ai, nuk kishte nevojë të dilte në gusht të mblidhte organet e veta dhe këtë e bërë “një opozitë tjetër, protesta në bulevardin e Tiranës”. Dhe Rama po mbledh të gjitha forcat për të krijuar sa më shumë optimizëm te përkrahësit e vet. Rama me këtë opozitë që ka mendoj që Rama fiton edhe të pestin. Por mendoj se kjo protestë e ka bërë të reflektojë në disa gjëra që kanë të bëjë me vetë administratën e PS, që e kam thënë është e dobët dhe nuk reflektohen meritokraci. Këtë fakt e ka kuptuar dhe pranuar vetë zoti Rama”, tha ai.

I ndalur te protesta, Leka shtoi se tashmë është kthyer si një spektakël karnavalesh dhe pa të ardhme.

“Në mungesë të humorit në ditët e verës, protesta na jep humor deri në z’di çfarë të them me përmasat që merr. Siç kemi parë në një rast tjetër banal, apo nga sherret që lindin mes organizatorëve. E them që është një spektakël karnavalesh tanimë. Por e them se nuk mendoj që kjo protestë ka të ardhme me këtë mënyrë organizimi apo me këta njerëz. Mendoj që atë protestë e udhëheqin disa parti të vogla, apo edhe vetë Berisha. Mendoj që e udhëheq Arlind Qori, e financon Shehaj, dhe mendoj që nuk ka të ardhme”, tha ai.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Edi Ramaps