Lajme Zone
Pas ‘përplasjeve’, Trump ndryshon qëndrim ndaj Melonit: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pas ‘përplasjeve’, Trump ndryshon qëndrim ndaj Melonit: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se marrëdhënia e tij me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, është “shumë e mirë”, duke shtuar se ajo “gjithmonë i ka pëlqyer”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se marrëdhënia e tij me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, është “shumë e mirë”, duke shtuar se ajo “gjithmonë i ka pëlqyer”. Deklarata u bë nga Trump në një komunikim me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, pasi u pyet për raportet me kryeministren italiane.

“Shumë e mirë. Mendoj se është një marrëdhënie shumë e mirë. Ajo më pëlqen. Gjithmonë më ka pëlqyer”, tha Trump.

Deklarata vjen pas disa muajsh me tone më të ashpra në marrëdhëniet mes dy liderëve. Mediat italiane e kanë interpretuar këtë qëndrim si një zbutje të tonit të Trumpit ndaj Melonit, pas përplasjeve të mëparshme lidhur, ndër të tjera, me qëndrimet ndaj luftës në Iran dhe angazhimin e vendeve europiane.

Trump dhe Meloni kanë pasur edhe momente afrimi publik në të kaluarën, me presidentin amerikan që e ka cilësuar kryeministren italiane si mike dhe ka folur për një marrëdhënie të mirë mes SHBA-së dhe Italisë. Top Channel