Lajme Zone
Pas përplasjeve para Kryeministrisë, studentët zhvendosin protestën te Drejtoria e Policisë! Kërkojnë lirimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Pas përplasjeve para Kryeministrisë, studentët zhvendosin protestën te Drejtoria e Policisë! Kërkojnë lirimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt

Protesta e studentëve dhe qytetarëve në Tiranë është zhvendosur mbrëmjen e kësaj të mërkure përpara Drejtorisë Vendore të Policisë, pas tensioneve dhe përplasjeve të forta që u regjistruan më herët përpara Kryeministrisë.

Protesta e studentëve dhe qytetarëve në Tiranë është zhvendosur mbrëmjen e kësaj të mërkure përpara Drejtorisë Vendore të Policisë, pas tensioneve dhe përplasjeve të forta që u regjistruan më herët përpara Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë lirimin e dy aktivistëve, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, të cilët u shoqëruan me forcë nga efektivët e policisë gjatë tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas informacioneve nga protesta, përplasja nisi pasi policia u vendosi gjoba dy aktivistëve për zhvillimin e një tubimi të paligjshëm. Lika dhe Goxhaj refuzuan të pranonin fletët e gjobave, ndërsa efektivët ndërhynë duke i shoqëruar me forcë. Protestuesit kundërshtojnë veprimet e policisë, duke pretenduar se tubimi ishte i ligjshëm dhe se autoritetet ishin njoftuar paraprakisht për zhvillimin e tij në bulevard. Shoqërimi i dy aktivistëve shkaktoi tensione të forta përpara Kryeministrisë, ku disa vajza dhe qytetarë krijuan një gardh njerëzor përpara furgonit të policisë, duke tentuar të pengonin largimin e tij. Situata u përshkallëzua në përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa gjatë ndërhyrjes u përdor edhe spraj me piper. Disa vajza u ndien keq dhe u morën nga shërbimi i ambulancës për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas këtyre incidenteve, studentët dhe qytetarët vendosën të vijonin protestën përpara Drejtorisë së Policisë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të dy aktivistëve.

Protestuesit e konsiderojnë të pajustifikuar ndërhyrjen e forcave të rendit dhe këmbëngulin se kishin të drejtë të zhvillonin tubimin. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb