Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka thyer heshtjen publikisht pas përjashtimit nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si është marrë dhe komunikuar vendimi brenda strukturave të partisë. E ftuar në studion e “Top Story”, Spiropali deklaroi se për largimin e saj nga funksionet drejtuese është folur në mënyrë të tepruar, ndërsa theksoi se ajo që është paraqitur publikisht nuk përputhet me atë që ka ndodhur në Asamble.
Deputetja ironizoi edhe kolegët socialist duke thënë se nuk është turp të jesh një anëtar i thjeshtë, por të vjedhësh.
“Dua t’u jap fund fjalëve që kanë dalë për mua nga Asambleja. Fjalët që dolën në publik nuk kanë të bëjnë me ato që dolën, por ky nuk është faji juaj. Ne dukemi në fytyra sikur ishim për të qarë, por kishte shumë për të qeshur. Për mua është folur pafundësisht, por shpesh herë është abuzuar. Në atë Asamble nuk pati propozim, nuk pati votim, nuk pati statut. Është një vendim pa vendim. E kam dëgjuar Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së. Më vjen keq dhe më vjen turp ta shoh. I duhet të shkojë studio më studio të justifikojë një vendim pa vendim. Mënyra si u fol për anëtarin e thjeshtë të PS sikur ishte turp. Turp është të vjedhësh, turp është të abuzosh me pushtetin”, deklaroi Spiropali. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

