Pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara para Kuvendit, protestuesit zhvendosën tubimin drejt Kryeministrisë, ku vijojnë protestën në ditën e 101-të të saj. Pas më shumë se dy orësh protestë para Kuvendit, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke shënuar ditën e 101-të të protestës.
Tubimi nisi rreth orës 17:00 para godinës së Kuvendit, ku u regjistruan momente tensioni dhe përplasje të protestuesve me efektivët e policisë. Disa qytetarë u shoqëruan nga policia, ndërsa deri tani nuk është bërë i ditur zyrtarisht numri i personave të shoqëruar.
Pas përfundimit të tubimit para Kuvendit, protestuesit u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën me fjalime dhe thirrje kundër qeverisë. Më pas, nis marshimi nëpër rrugët e kryeqytetit.
Me flamuj, pankarta dhe banderola në duar, qytetarët vazhduan lëvizjen në grup, ndërsa gjatë marshimit përsëritën thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe klasës politike.
“Ju erdhi fundi!” dhe “Arrestoni Ramën!” ishin ndër thirrjet që u dëgjuan nga protestuesit gjatë marshimit.
Kujtojmë se, që në nisje të protestës para Kuvendit u regjistruan tensione mes protestuesve dhe deputetëve socialistë që po mbërrinin në Parlament për seancën plenare.
Një nga episodet e para u regjistrua me deputeten e PS-së, Iris Luarasi. Teksa ajo kalonte përmes një qendre tregtare për t’iu drejtuar godinës së Kuvendit, një grup protestuesish e ndoqi duke lëshuar thirrje në adresë të saj.
“Deputete e shitur”, “Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave!” dhe “Deputete e krimit”, ishin disa prej thirrjeve të protestuesve.
Tensione pati edhe me automjetet që kalonin pranë protestuesve. Mes tyre ishte makina ku ndodhej deputetja socialiste Ilva Gjuzi, ndaj së cilës u hodhën vezë dhe shishe uji.
Incidente të ngjashme u regjistruan edhe me automjete të tjera që po largoheshin nga zona e Kuvendit, ndërsa protestuesit vijuan të qëndronin në rrugë edhe pas përfundimit të seancës.
Gjatë tensioneve ndërhyri edhe Policia. Mes të arrestuarve ishin edhe Adriatik Lapaj, drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, ndërsa u shoqërua gjithashtu gazetari dhe aktivisti Shpend Gashi.
Protesta e kësaj të marte shënon ditën e 101-të të asaj që organizatorët e cilësojnë si rezistencë qytetare. Edhe pas tensioneve të regjistruara para Kuvendit dhe shoqërimit të disa protestuesve, tubimi vijoi me marshimin në rrugët e Tiranës.
Qytetarët vazhdojnë protestën në kryeqytet, ndërsa policia qëndron e pranishme përgjatë zonave ku zhvillohet marshimi. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet 'Fsi' Berishën në Britaninë e Madhe, Fatjon Dauti sërish protagonist; 30-vjeçari autor i plagosjes në Kukës 8 Shtator 2026, 19:0819:08Aktualitet “Lironi rrugën!"/ Tensione pranë Kuvendit, policia arreston protestuesit (Video) 8 Shtator 2026, 19:0519:05Aktualitet Deputetët ende në Kuvend, ndërhyn Policia për të hapur rrugën 8 Shtator 2026, 18:4418:44Aktualitet Vatër e re zjarri në Çërrilë, flakët përhapen me shpejtësi në pyllin me pisha 8 Shtator 2026, 18:4318:43Aktualitet Protestuesit pritë me vezë deputetëve, sulmohen disa automjete; Adriatik Lapaj shoqërohet nga policia 8 Shtator 2026, 18:3418:34Aktualitet Zjarret kërcënojnë banesat/ Mbi 5 vatra aktive në Lezhë, ndërhyrje masive në Librazhd 8 Shtator 2026, 18:1318:13Aktualitet

