Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës me 62 vota pro. Kundër votuan 16 deputetë, ndërsa 13 abstenuan. Haxhiu ushtron edhe detyrën e presidentes në detyrë të Kosovës që prej 5 prillit dhe do ta mbajë këtë funksion deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Ajo ka drejtuar edhe legjislaturën e dhjetë, e cila u shpërnda më 1 korrik 2026. LEXO edhe...Pas zgjedhjes së Haxhiut, Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për 30 minuta, s'ka dakordësi për votimin e nënkryetarëve Pas zgjedhjes së kryetares, seanca vijoi me propozimet për nënkryetarët e Kuvendit. Për këto poste Vetëvendosje ka propozuar Ardian Golën, PDK-ja Vlora Çitakun, ndërsa LDK-ja Kujtim Shalën. Nga komuniteti serb është propozuar Sllavko Simiq dhe nga komunitetet joshumicë Emilja Rexhepin. Ndërkohë që LDK dhe PDK morën pjesë në seancë, Aleanca e bojkotoi atë, me argumentin se nuk donte të legjitimonte shkeljen e Kushtetutës. Seanca ku janë të pranishëm 102 deputetë. po zhvillohet pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhej të konstituohej brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat që kishte përfunduar më 7 gusht. Me zgjedhjen e kryetares dhe nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar dhe i hapet rruga formimit të qeverisë së re dhe më pas zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Pavarësisht se Vetëvendosje ka deklaruar se i ka 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë, procesi për zgjedhjen e presidentit mbetet i hapur. Marrëveshja e arritur me LDK-në për kandidimin e Bekim Sejdiut është vënë në pikëpyetje pasi gjashtë deputetë të kësaj partie kanë dalë kundër. Aktualisht, Vetëvendosje ka 53 deputetë dhe mbështetet edhe nga 10 deputetë të komuniteteve joshumicë. Me deputetët e LDK-së që mbështesin marrëveshjen, numri i votave arrin në 74, ndërsa PDK dhe Aleanca nuk kanë dhënë mbështetje për kandidaturën e Sejdiut. Sipas Kushtetutës, presidenti zgjidhet me 80 vota në dy raundet e para. Nëse kjo shumicë nuk arrihet, procesi kalon në raundin e tretë, ku mjaftojnë 61 vota, por vetëm nëse në sallë janë të pranishëm të paktën 80 deputetë. Ndërkohë, Albin Kurti ka deklaruar se bisedimet me forcat politike do të vazhdojnë për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit dhe për të shmangur shkuarjen në zgjedhje. Ora 12:02 Pas zgjedhjes së Haxhiut, Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për 30 minuta, s'ka dakordësi për votimin e nënkryetarëve Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për 30 minuta, pasi partitë nuk kanë arritur dakordësi për mënyrën e votimit të nënkryetarëve. Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se partitë parlamentare kanë mospajtime sesi të votohet. Disa duan që të votohen të gjithë në pako, e disa jo."Prandaj edhe i ftoj grupet parlamentare që të vijnë në zyrën time. Në ndërkohë, kërkoj nga administrata e Kuvendit që të na njoftojë me formën e propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvend, në qoftë se është në linjë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës apo jo. Pra, këtë konfirmim e marrim pas pak. Nëse nuk është në linjë me Kushtetutën, natyrisht që zbatohet rregullorja e Kuvendit’’, tha ajo.Për postet e nënkryetarëve, Vetëvendosje ka propozuar Ardian Golën, PDK-ja Vlora Çitakun, LDK-ja Kujtim Shalën, ndërsa nga komuniteti serb është propozuar Sllavko Simiq dhe nga komunitetet joshumicë Emilja Rexhepin. Share Ora 11:37 Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës, këta janë emrat e propozuar për nënkryetarë Me 62 vota Albulena Haxhiun është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. 13 deputetë absenuan. Haxhiu ushtron postin e presidentit të Kosovës që nga 5 prilli dhe do ta vazhdojë këtë detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Haxhiu ka qenë gjithashtu kryetare e legjislaturës së dhjetë e cila u shpërnda më 1 korrik 2026. Haxhiu cila ushtron edhe postin e presidentit nga 5 prilli, do të vazhdojë edhe më tutje këtë detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.Ndërkohë me vazhdimin e seancës, Vetëvendosje ka propozuar gjakovarin Ardian Gola për nënkryetar ndërsa LDK Vlora Çitakun. Përfaqësuesit e komunitetit serb nga ana tjetër propozuan Slavko Simiç. Share Ora 10:35 Me vezë dhe një pulë para Kuvendit, protesta simbolike e ish-ushtarit të UÇK-së Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, pak para nisjes së seancës konstituive. Ai është shfaqur me një pako vezësh dhe një pulë, ndërsa në shkallët e hyrjes së Kuvendit ka vendosur disa fole prej kashte. Në vezë ishte shkruar “VV”, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje. Share Ora 10:11 Kujtim Shala ishte kundër marrëveshjes për presidentin, LDK e kandidon për nënkryetar Kuvendi Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të propozojë deputetin Kujtim Shala për postin e nënkryetarit të Kuvendit në seancën konstituive që mbahet sot. Sipas burimeve të Telegrafit, kandidatura ende nuk është zyrtarizuar, por pritet të bëhet publike gjatë seancës. Shala ishte një nga gjashtë deputetët e LDK-së që kundërshtuan marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje për mbështetjen e kandidaturës së Bekim Sejdiut për president. Share Ora 10:03 Vlora Çitaku rikthehet në garë për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës, PDK konfirmon kandidaturën PDK ka vendosur të propozojë Vlora Çitakun për postin e nënkryetares së Kuvendit në seancën konstituive që mbahet sot. Kandidatura është konfirmuar nga zyra për informim e partisë dhe ishte paralajmëruar edhe më herët nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza. Në rend të ditës janë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Share Ora 09:48 Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje pritet ta propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë sërish Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive që mbahet sot.Sipas mediave në Kosovë, emri i Haxhiut do të hidhet sërish në votim për t'i hapur rrugë konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë. Share Ora 09:41 LDK i hap rrugë konstituimit të Kuvendit, Haziri: Do të votojmë kandidatin e VV-së për kryetar Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuarse deputetët e partisë do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe do të votojnë kandidatin që Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë për kryetar, si edhe kandidatët për nënkryetarë. “Ne si LDK e votojmë”, tha Haziri në një emision televiziv, duke shtuar se ka qenë gjithmonë në favor të marrëveshjeve dhe bashkëpunimit mes partive politike. Share Ora 09:31 Ish-kreu i NATO-s dhe deputeti britanik apel partive në Kosovë: Vendosni interesin e qytetarëve para krizës politike Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, dhe deputeti britanik Paul Foster u kanë bërë thirrje partive politike në Kosovë që të zgjidhin sa më shpejt ngërçin institucional, duke zgjedhur presidentin dhe duke formuar një qeveri funksionale.Në një deklaratë drejtuar Kuvendit, ata kërkojnë kompromis dhe përgjegjësi, duke paralajmëruar se bllokada rrezikon të dëmtojë besimin e qytetarëve dhe të largojë vëmendjen nga sfidat e sigurisë, ekonomisë dhe integrimit evropian.“Si miq të hershëm të Kosovës, ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit dhe udhëheqësve në të gjithë spektrin politik që të veprojnë me urgjencë dhe përgjegjësi për të zgjidhur çështjen e Presidencës dhe për të formuar një qeveri plotësisht funksionale pa vonesë të mëtejshme. Kosova ka demonstruar vazhdimisht guximin, qëndrueshmërinë dhe shpirtin demokratik të popullit të saj. Këto arritje tani duhet të shoqërohen me një lidership politik të barabartë me momentin. Bllokimi i vazhdueshëm institucional rrezikon dobësimin e besimit të publikut dhe largimin e vëmendjes nga prioritetet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët: siguria, mundësitë ekonomike, sundimi i ligjit dhe e ardhmja evropiane e Kosovës. Në rrethanat aktuale të Kosovës, përgjigjja e duhur është ajo që e vendos vendin, popullin e tij dhe të ardhmen e tij në radhë të parë”, thanë ata. Share U.D/ReportTv.al Albulena Haxhiu AAK kriza politike ne kosove kosove PDK LDK Albin Kurti Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.3% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6% Vota total: 2532 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

