Edi Rama-Gellért Jászai Grupi hungarez i Gellért Jászai-t po zgjeron praninë në infrastrukturën digjitale të Ballkanit. Në Mal të Zi është përfshirë në projekte shtetërore, në Maqedoninë e Veriut ka nisur vendosjen e serverëve për operatorin e ri celular, ndërsa në Shqipëri ka hedhur sytë te qendrat e të dhënave dhe kabllot ndërkombëtare të komunikimit. Në qendër të interesave të tij qëndron edhe marrëdhënia me Edi Ramën. Grupi hungarez 4iG, i drejtuar nga Gellért Jászai, po shtrin tentakulat në një tjetër vend të Ballkanit. Pas depërtimit në projektet shtetërore të Malit të Zi, kompania ka hedhur hapa konkretë edhe në Maqedoninë e Veriut, ku ka nisur ngritjen e infrastrukturës teknologjike për operatorin e tretë celular.
One Makedonija, pjesë e grupit 4iG, ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti strategjik me kompaninë Neotel AD, e cila do të ofrojë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e rrjetit të ri. Serverët e parë të kompanisë hungareze kanë mbërritur dhe janë vendosur në qendrën e të dhënave të Neotel.
Marrëveshja përfshin strehimin e pajisjeve teknologjike, lidhjet e transmetimit dhe shërbime të tjera që do të mbështesin funksionimin e operatorit të ri 5G. Për 4iG, ky është një tjetër zgjerim në tregun ballkanik të telekomunikacionit, ku grupi po grumbullon gjithnjë e më shumë asete dhe infrastrukturë.
Zhvillimi në Maqedoninë e Veriut vjen ndërsa në Mal të Zi kompania hungareze ka arritur të përfshihet në projekte që prekin drejtpërdrejt sistemet shtetërore.
Përmes One Montenegro, 4iG është prej vitesh e pranishme në tregun malazez të telefonisë, por interesat e saj janë zgjeruar te ndërtimi i qendrës shtetërore të të dhënave dhe modernizimi teknologjik i strukturave të sigurisë.
Një prej projekteve për të cilat është përzgjedhur grupi hungarez kap vlerën 54.25 milionë euro dhe lidhet me pajisjen teknologjike të organeve të zbatimit të ligjit. Zgjerimi mbështetet edhe në kuadrin e bashkëpunimit ndërqeveritar mes Hungarisë dhe Malit të Zi, i cili krijon mundësi për përfshirjen e kompanive hungareze në projekte publike.
Por ndërsa 4iG po merr pozicione të reja në Podgoricë dhe Shkup, pikëpyetja më e madhe lidhet me Tiranën dhe Edi Ramën.
Gellért Jászai nuk ka nevojë të kërkojë hyrjen në tregun shqiptar. Ai e ka siguruar prej kohësh përmes ONE Albania, një prej operatorëve kryesorë të telekomunikacionit në vend. Tashmë interesat e tij shkojnë përtej telefonisë celulare.
Në maj 2026, Jászai zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ku u diskutuan investime të reja në infrastrukturën digjitale, përfshirë ndërtimin e qendrave të të dhënave dhe projektin EAGLE, një kabllo nënujore komunikimi që synon të lidhë Egjiptin me Shqipërinë dhe rrjetet europiane. Data Center-i 100 mln € i Ramës/ Kush qëndron pas ADC-së dhe pse pronarët mbeten sekret?
13 Shtator, 19:51 Takimi nuk u shoqërua me një njoftim të detajuar nga qeveria shqiptare për projektet e diskutuara apo angazhimet e mundshme. Informacionet mbi përmbajtjen e bisedimeve u bënë të njohura nga pala hungareze.
Kjo mungesë transparence merr rëndësi të veçantë për shkak të natyrës së investimeve që kërkon 4iG. Qendrat e të dhënave, rrjetet ndërkombëtare të transmetimit dhe infrastruktura e komunikimeve nuk janë thjesht biznese telefonie. Ato lidhen me ruajtjen, përpunimin dhe qarkullimin e informacionit, përfshirë të dhëna me rëndësi ekonomike dhe institucionale.
Në Mal të Zi, grupi i Jászai-t ka arritur të përfshihet në projekte të administratës dhe sigurisë. Në Maqedoninë e Veriut po ndërton infrastrukturën për një operator të ri celular. Në Shqipëri, ku ka tashmë një pozicion të konsoliduar në treg, ka shprehur interes për investime të tjera strategjike.
Kjo e vendos qeverinë Rama përballë një çështjeje që nuk mund të mbetet vetëm në komunikimet e kompanisë hungareze: cilat janë projektet konkrete për të cilat po negociohet dhe çfarë roli parashikohet të ketë 4iG në infrastrukturën digjitale shqiptare?
Për më tepër, zgjerimi i grupit nuk është shkëputur nga polemikat në Hungari për marrëdhëniet e tij me qeverinë e Viktor Orbánit. Ish-zyrtarë hungarezë kanë ngritur pretendime për favorizime në kontratat publike, akuza që kompania i ka mohuar dhe ndaj të cilave ka paralajmëruar veprime ligjore.
Megjithatë, këto polemika nuk e kanë penguar 4iG të zgjerohet në rajon, ku po ndërton një prani që përfshin telekomunikacionin, qendrat e të dhënave dhe projekte teknologjike me rëndësi për institucionet shtetërore. /Pamfleti A e ka vënë 4iG peng ONE Albania-n për borxhet e veta?
29 Gusht, 17:35 rama jászai one albania Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut 30 Tetor 2026, 10:2010:20Anti-Mafia Hajdutët e fondeve të fermerëve/ Nga Frida Krifca te servilët e pushtetit, milionat e BE-së përfunduan te njerëzit e partisë 29 Tetor 2026, 15:2715:27Anti-Mafia Tenderë pa garë, ryshfet dhe afera pa fund/ Raporti tronditës: Shteti i Ramës, i kapur nga oligarkët! 28 Tetor 2026, 20:4420:44Anti-Mafia Rektori Fortuzi fut Universitetin e Durrësit në “lavatriçen” Durana Tech Park, presion pedagogëve për protestat 28 Tetor 2026, 11:2311:23Anti-Mafia Ron Yeffet, supermashtruesi që kërkon të dalë i larë nga afera e armëve; SPAK nxjerr nga strofulla izraelitin e Ramës 27 Tetor 2026, 18:2318:23Anti-Mafia Rama shkarkon drejtorët, por mban me kthetra “gurin e shahut” të Agasit në Kadastër 27 Tetor 2026, 14:3514:35Anti-Mafia

