Ka vijuar edhe sot protesta e 119-të e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Protestuesit u bënë thirrje qytetarëve të tjerë që t’u bashkohen, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan edhe thirrje për revolucion dhe ndryshim politik. Qytetarët vijuan marshimin në rrugët e Tiranës. Gjatë lëvizjes së tyre, ata u ndalën pranë zonës së Liqenit Artificial, ku u përballën me një kordon policie. Efektivët ishin pozicionuar në rrugë, ndër të tjera edhe për shkak të ndeshjes që po zhvillohej në stadiumin “Air Albania”. Protestuesit dhe policia diskutuan për disa minuta, ndërsa më pas situata vijoi pa incidente të raportuara dhe qytetarët e vazhduan marshimin në një tjetër aks të kryeqytetit. Protesta vijon me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërsa qytetarët shprehen se do të vazhdojnë të dalin në rrugë dhe t’u bëjnë thirrje të tjerëve t’i bashkohen protestës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
