Lajme Zone
PolitikëEuronews Albania

Pas largimit nga Kryeministria, policia shoqëron disa protestues pranë selisë së PD-së


Pas gati 4 orësh protestë, policia ka shoqëruar sërish disa protestues, këtë herë pranë selisë së Partisë Demokratike.

Pas gati 4 orësh protestë, policia ka shoqëruar sërish disa protestues, këtë herë pranë selisë së Partisë Demokratike. Sipas raportimeve të gazetares së Euronews, Enkeljda Mema, ka pasur disa të shoqëruar, ndërsa forcat e policisë, sipas saj, janë në kërkim të personave të maskuar, të cilët kanë kryer gjithashtu akte dhune. Ndërkohë, protestuesit ndodhen në katër anët e Unazës, pasi pak minuta më parë janë tërhequr nga Kryeministria dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.