Lajme Zone
Pas Gjirokastrës, Rama shkon në Vlorë, takime me qytetarët për ‘Territorialen’! Pritet me protesta nga disa persona, Policia shoqëron Baki Goxhajn dhe tre protestues të tjerë (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pas Gjirokastrës, Rama shkon në Vlorë, takime me qytetarët për ‘Territorialen’! Pritet me protesta nga disa persona, Policia shoqëron Baki Goxhajn dhe tre protestues të tjerë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në qytetin e Vlorës, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Rama shoqërohej në Vlorë nga ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, dhe drejtuesi politik i PS për Qarkun Vlorë, Bledi Çuçi. Shefi i Qeverisë zhvilloi një takim në ambientet e Pallatit të Kulturës, ku do të zhvillojë një

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në qytetin e Vlorës, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Rama shoqërohej në Vlorë nga ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, dhe drejtuesi politik i PS për Qarkun Vlorë, Bledi Çuçi. Shefi i Qeverisë zhvilloi një takim në ambientet e Pallatit të Kulturës, ku do të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarë lidhur me reformën territoriale. Takimi zgjati përreth 1 orë e 30 minuta. LEXO edhe...Bjorn Runa: Protesta duhet të shqetësohet më shumë nga ardhja e diasporës sesa nga pengimi i saj Jashtë ambienteve ku ndodhet kryeministri Edi Rama, ishin mbledhur një grup i vogël qytetarësh, të cilët po protestonin. Policia ka shoqëruar një prej organizatorëve të protestës, shtetasin Baki Goxhaj, i cili është bërë i njohur pasi pak kohë më parë u ndalua nga Izraeli në 'Flotiljen Sumud' që po shkonte drejt Gazës për të çuar atje ndihma. Po ashtu, Policia shoqëroi edhe tre protestues të tjerë. Takimi i Ramës në Vlorë erdhi pas takimit që kryeministri zhvilloi me këshilltarët bashkiakë dhe qytetarët në Gjirokastër, ku u diskutua për shkrirjen e tre bashkive, Këlcyrë, Memaliaj e Libohovë. Sipas kryeministrit Rama, kjo lëvizje bëhet në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve dhe racionalizimit të burimeve njerëzore në rrafshin vendor, si edhe përgatitjes për punën me fondet e anëtarësimit në BE. “Qëllimi është për të pasur një përqëndrim më racional të disa funksioneve që nuk i bëjnë dot bashkitë e vogla. Edhe të mëdhatë i kanë të vështira. Ndryshe nga sot, çdo qytet do drejtohet nga drejtuesi i qytetit, që do jetë njëkohësisht edhe nënkryetari i Bashkisë. Do ketë përfaqësuesit e vet në Këshillin Bashkiak. Do ndahet Këshilli Bashkiak me kuota, kaq kuota nga Libohova. Si do ja marrin buxhetin Libohovës që t’ja çojnë në Gjirokastër. Aty në Këshill Libohova do ketë përfaqësuesit e vet. E njëjta gjë në Memaliaj-Tepelenë. Ato janë dy qytete të barabarta. Jam shumë dakord që njësitë administrative sot nuk funksionojnë siç duhet, nuk bëjnë atë gjënë që janë të parët që duhet ta bëjnë”, tha mes të tjerash Rama në Gjirokastër. Më pas, kryeministri pritet të ketë një tjetër ndalesë në Lungomare, ndërsa një nga pikat e vizitës do të jetë edhe ish-Parku Aulona, ku Rama është ndalur edhe pak ditë më parë. Në ish-Parkun Aulona, kryeministri pritet të prezantojë një prej projekteve të parashikuara për këtë hapësirë, e cila synohet të shndërrohet në një zonë çlodhëse dhe kreative për qytetarët dhe vizitorët. Në vijim të axhendës, Rama pritet të ketë edhe një ndalesë në territorin e Bashkisë Selenicë, ku mësohet se do të zhvillojë takime të tjera. Kjo vizitë e Ramës në Vlorë vjen edhe pas protestave që po zhvillohen atje kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, të cilat u shoqëruan me përplasje me protestuesve e Policisë. Ora 18:38 ‘Territorialja’, Rama takim në Gjirokastër: Qëllimi i reformës, për të pasur një përqëndrim më racional të disa funksioneve që nuk i bëjnë dot bashkitë e vogla (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me këshilltarët bashkiakë dhe qytetarët në Gjirokastër, ku u diskutua për shkrirjen e tre bashkive, Këlcyrë, Memaliaj e Libohovë.Sipas kryeministrit Rama, kjo lëvizje bëhet në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve dhe racionalizimit të burimeve njerëzore në rrafshin vendor, si edhe përgatitjes për punën me fondet e anëtarësimit në BE.Në Gjirokastër, Rama sqaroi se Reforma Territoriale parashikon që në Këshillat Bashkiakë të ketë kuota të barabarta përfaqësimi të qyteteve përbërëse të bashkisë. Ai tha se qytetet do të drejtohen nga një drejtues, që do të jetë njëherësh edhe nënkryetar i bashkisë.“Qëllimi është për të pasur një përqëndrim më racional të disa funksioneve që nuk i bëjnë dot bashkitë e vogla. Edhe të mëdhatë i kanë të vështira. Ndryshe nga sot, çdo qytet do drejtohet nga drejtuesi i qytetit, që do jetë njëkohësisht edhe nënkryetari i Bashkisë. Do ketë përfaqësuesit e vet në Këshillin Bashkiak. Do ndahet Këshilli Bashkiak me kuota, kaq kuota nga Libohova. Si do ja marrin buxhetin Libohovës që t’ja çojnë në Gjirokastër. Aty në Këshill Libohova do ketë përfaqësuesit e vet. E njëjta gjë në Memaliaj-Tepelenë. Ato janë dy qytete të barabarta. Jam shumë dakord që njësitë administrative sot nuk funksionojnë siç duhet, nuk bëjnë atë gjënë që janë të parët që duhet ta bëjnë”, tha mes të tjerash Rama. Share Ora 17:00 Rama në Vlorë, pritet me protesta! Policia shoqëron Baki Goxhajn, aktivistin e ndaluar nga Izraeli në Flotiljen Sumud dhe 3 persona të tjerë! (VIDEO) Kryeministri Edi Rama është pritur ditën e sotme në Vlorë me protesta nga një grup i vogël qytetarësh.Teksa Rama ndodhej brenda Pallatit të Kulturës, ku po diskutonte me qytetarët për Reformën Territoriale, një grup personash, po protestonin në ambientet e jashtme.Policia ka shoqëruar në Polici njërin prej organizatorëve të protestës, shtetasin Baki Goxhaj, i cili u bë i njohur pasi pak kohë më parë u ndalua nga forcat izraelite në ‘Flotiljen Sumud’ që po dërgonte ndihma drejt Gazës, si dhe tre protestues të tjerë. Share R.Xh/ReportTv.al protestat kunder qeverise proteste baki goxhaj edi rama Vlore selenice reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78% Magjistratëve 15.9% Nuk e di 6.1% Vota total: 6002 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?