Princi Harry dhe Meghan Markle po planifikojnë të largohen nga SHBA-ja dhe të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar në fund të këtij muaji, raporton BBC. Çifti pritet të vendoset në një rezidencë private jashtë Londrës dhe nuk ka plane për t’u rikthyer në detyrat zyrtare si anëtarë të familjes mbretërore. Princi Harry dhe Dukesha e Sussex-it, Meghan, pritet të zhvendosen nga Kalifornia drejt Britanisë së Madhe në fund të gushtit. Sipas raportimeve, çifti do të jetojë në një banesë private, jo-mbretërore, në një zonë jashtë Londrës. LEXO edhe...Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, Gjykata Supreme britanike pranon apelimin e Shqipërisë për ekstradimin e porositësit Edmond Haxhia dhe grupit vëzhgues Fëmijët e tyre, Princi Archie, 7 vjeç, dhe Princesha Lilibet, 5 vjeç, janë regjistruar në një shkollë britanike dhe pritet të nisin mësimet në shtator. Sipas BBC, Mbreti Charles III është informuar për vendimin të dielën. Megjithatë, rikthimi në Britani nuk nënkupton një rikthim të Harry-t apo Meghan në detyrat zyrtare të familjes mbretërore. Ata do të vazhdojnë të kenë statusin e individëve privatë. Megjithatë ende nuk është e qartë nëse zhvendosja do të jetë e përhershme apo një rikthim afatgjatë në Britani. Harry dhe Meghan kanë ndërtuar jetën e tyre në SHBA që prej vitit 2020, ndërsa angazhimet e tyre profesionale dhe publike janë të lidhura kryesisht me Kaliforninë. Xh.K/ReportTv.al Britani e Madhe meghan markle princi Harry Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.1% Social media 16.1% Vota total: 4369 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

