Lajme Zone
Pas faljes së borxheve tatimet me të 'rrepta' me bizneset! Nga 2027-ta mblidhen me forcë detyrimet që nuk shlyhen me kohë
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pas faljes së borxheve tatimet me të 'rrepta' me bizneset! Nga 2027-ta mblidhen me forcë detyrimet që nuk shlyhen me kohë

Pjesë e paketës fiskale është edhe mbledhja me forcë e parapagimeve që duhet të bëjë biznesi, siç mund të jenë këstet e tatimit mbi fitimin. Kur detyrimet tatimore nuk paguhen në afat, Administrata Tatimore mund të kalojë te masa shtrënguese e mbledhjes me forcë si bllokimi i llogarive bankare, barra mbi pasurinë, sekuestroja etj.

2027-ta është viti zero për mijëra biznese që po vijojnë të çlirohen nga borxhet e papaguara ndër vite, në kuadër të Paqes Fiskale. Deri më tani nga tatimet dhe doganat janë fshirë me miliona euro, ndërsa procesi vijon deri në fund të këtij viti Për të mos lejuar një përsëritje të akomulimit të borxheve me shumë kompetenca do të marrë Drejtoria e Tatimeve. Pjesë e paketës fiskale është edhe mbledhja me forcë e parapagimeve që duhet të bëjë biznesi, siç mund të jenë këstet e tatimit mbi fitimin. Ky ndryshim është i parashikuar në Projektligjin "Për procedurat tatimore", e pritet të nisë zbatimin nga viti që vjen. LEXO EDHE:PD paralajmëroi rritje të barrës për biznesin e vogël nga TVSH-ja, reagon Braçe: S'është e vërtetë! Deri në 5 mln lekë xhiro pa TVSH, tatimi mbi fitimin 0 deri në 2029 (VIDEO) "Propozimi për t’i mundësuar administratës tatimore zbatimin e të gjitha procedurave të parashikuara në ligj për mbledhjen me forcë të parapagimeve, lsipas nenit 63 të ligjit për tatimin mbi të ardhurat (kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi), të papaguara në afat, pas përfundimit të afatit ligjor të pagesës, synon të garantojë administrimin dhe mbledhjen në afat të këtyre detyrimeve përgjatë vitit", thuhet në relacionin e projektligjit. Këstet e tatimit mbi fitimin janë parapagime bazuar në fitimet e vitit paraardhës, por në relacion thuhet se për shkak të uljes së gjobave për ato që nuk respektojnë afatet janë shtuar abuzimet. "Me ndryshimet e bëra në vitin 2023, mospagesa e kësteve të tatimit mbi fitimin korporativ dhe mbi të ardhurat personale, e cila trajtohet sipas nenit 114/1 “Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale”, parashikon se mospagesa e parapagimeve nga biznesi dhe vetëpunësimi, sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi të ardhurat, dënohet me gjobë në masën 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, por jo më shumë se 365 ditë kalendarike. Ulja e masës administrative nga 10% në 0.06% ka përbërë një ndër faktorët që kanë ndikuar në uljen e disiplinës së pagesës së parapagimeve nga tatimpaguesit", vijon relacioni. Ndaj thuhet në relacion për të shmangur rritjen e gjobës është përfshirë mbledhja e detyrimeve me forcë. "Ky propozim shmang akumulimin e një vlere të konsiderueshme detyrimi për t’u paguar në momentin e deklarimit dhe përcaktimit përfundimtar të detyrimit tatimor, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës. Në këtë mënyrë, zbatimi i dispozitave shtrënguese pas maturimit të kësteve, i jep administratës tatimore instrumentet e duhura për ndërmarrjen në kohë të masave për mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara", theksohet në relacion. Kur detyrimet tatimore nuk paguhen në afat, Administrata Tatimore mund të kalojë te masa shtrënguese e mbledhjes me forcë si bllokimi i llogarive bankare, barra mbi pasurinë, sekuestroja etj. Sipas të dhënave të vetë tatimeve në fund të vitit 2025, gati 35.5% e detyrimeve të papaguara nga bizneset i takonin tatimit mbi fitimin. Nga ky tatim deri në fund të shtatorit u mblidhen 42.3 miliardë lekë ose 6.5% me pak se në 9 mujorin e 2025-es. P.J SI.E. Shqiptarja.com TAG: Administrata Tatimore tatimet biznese paketa fiskale 2027 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.4% Jo 41.6% Nuk e di 8% Vota total: 635 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?