Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu dhe do të vijojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Në një komunikim për median, avokati Yzeiraj u shpreh se Beqaj u lumtura nga vendimi, pas 2 vitesh sorrollatje për këtë çështje.
“Zoti Beqaj sot do të jetë në shtëpi. Kërkesa jonë ishte për shuarjen e afateve të paraburgimit.
Vendimin e sotëm nuk do ta apelojmë, as prokuroria. Edhe prokuroria ishte dakord me masën e arrestit në shtëpi. Ne kërkuam shuarjen e afatit të paraburgimit dhe, si alternativë të fundit, arrestin në shtëpi.
Tani prokuroria do të marrë vendimin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe unë pres që zoti Beqaj të shkojë në shtëpi.
Beqaj ishte i lumtur, por prej dy vitesh është sorollatur për një çështje që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.
Në thelb, arsyetimi i vendimit të gjykatës është i balancuar. Gjykata i dha një mundësi prokurorisë të provojë akuzën e saj, e cila, sipas nesh, mbetet e paqartë.
Presim që prokuroria të tregohet korrekte”, u shpreh avokati Ermal Yzeiraj. Top Channel

