Pas akteve të dhunës brutale dhe ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të forcave të rendit, protestuesit kanë ngritur zërin me një thirrje të fortë drejtuar efektivëve. Të indinjuar nga përdorimi i forcës, sprajit të piperit, ujit me presion dhe shoqërimeve të dhunshme, qytetarët i janë drejtuar policisë duke u bërë thirrje që të heqin uniformat, në shenjë proteste ndaj trajtimit të dhunshëm që iu është rezervuar gjatë tubimit. Më parë në protestë u regjistruan momente dhune brutale, ku mes tyre, një protestues i cili po qëndronte pa lëvizur u përplas me forcë në tokë dhe më pas u dhunua e tërhoq zvarrë, teksa ende shkelmohej. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
