Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj Adnan Jasharit, të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit.Lajmi u konfirmua për Telegrafin nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala. “Po, është ngritur aktakuzë në mungesë më 22 tetor 2026. Aktakuza është deponuar në Gjykatë”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.Ndryshe, Dosja e Prokurorisë e akuzon Adnan Jasharin për dy vepra, atë të vrasjes dhe të mbajtjes së armës pa leje.Diana Kastrati është vrarë më 18 maj të vitit 2011 në Prishtinë në moshën 27-vjeçare nga ish bashkëshorti Adnan Jashari.Ajo ishte vrarë derisa ishte duke shkuar në fakultet, duke u qëlluar me armë zjarri në qafë. /Telegrafi/

