Vajza e Tom Cruise ka hequr dorë nga mbiemri i të atit. Sipas mediave amerikane, Suri Cruise, vajza e vetme e lindur në vitin 2006 nga martesa e aktorit me Katie Holmes, tashmë do të quhet Suri Noelle. “Noelle” është edhe emri i dytë i Katie Holmes. Sipas Page Six, Tom Cruise ka munguar në jetën e së bijës që pas divorcit nga Holmes në vitin 2012. Po sipas aktores, e njohur nga seriali “Dawson’s Creek”, Suri nuk ka përfituar as para nga një fond besimi i krijuar nga i ati. LEXO edhe...VIDEO/ Tom Cruise ngatërron makinën e tij me atë të kryeministrit britanik Suri është rritur në Nju Jork me nënën e saj. Ajo ka zgjedhur të vazhdojë studimet në Pittsburgh, ku është regjistruar në School of Drama të Carnegie Mellon University dhe studion teatër muzikor. Suri nuk është fëmija i vetëm i një ylli të Hollivudit që ka hequr dorë nga mbiemri i babait. Së fundmi, edhe disa nga fëmijët e Brad Pitt, mes tyre Shiloh, Zahara, Maddox dhe Vivienne, kanë nisur procedurat për të marrë mbiemrin Jolie, nga nëna e tyre Angelina Jolie. U.D/ReportTv.al tom cruise Suri Noelle katie holmes Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.3% Jo 29% Nuk e di 6.7% Vota total: 6902 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

