Lajme Zone
Pas 14 vitesh, bie regjimi i Aleksandar Vuçiqit – Lista Studentore del fituese
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Pas 14 vitesh, bie regjimi i Aleksandar Vuçiqit – Lista Studentore del fituese

Në Serbi po mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku rreth 6.45 milionë qytetarë me të drejtë vote zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit prej 250 ulësesh.

Në Serbi po mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku rreth 6.45 milionë qytetarë me të drejtë vote zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit prej 250 ulësesh. Në garë janë 18 lista zgjedhore, ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës marrin pjesë të bashkuar përmes listës “Koalicioni Shqiptar”, e cila garon me numrin 17 dhe ka statusin e listës së pakicës kombëtare. Vendvotimet janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00, ndërsa procesi po zhvillohet në mijëra qendra votimi në gjithë Serbinë.Këto zgjedhje paraqesin edhe një prej sfidave më të mëdha politike për Aleksandar Vuçiqin dhe kampin e tij në vitet e fundit, pasi përballë tij është fuqizuar lëvizja e udhëhequr nga studentët, e lindur nga protestat masive që kanë vazhduar për afro dy vjet dhe që tashmë është shndërruar në një forcë të rëndësishme elektorale.Telegrafi do t'iu mbajë të informuar rreth zhvillimeve më të fundit.Postet:Mbylle25/10/2026 • 21:59Parashikimi i Ipsos/CeSID: "Lista e Studentëve" fiton thellë, duke i dhënë fund sundimit të Vuçiqit25/10/2026 • 21:48Vuçiq pranon humbjen25/10/2026 • 21:29“Frika po rritet” – deputetja britanike kërkon reagim nga Londra dhe Brukseli për situatën në Serbi25/10/2026 • 21:25CeSID: Mbi 300 raportime për parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve25/10/2026 • 20:36Qendrat e votimit në Serbi janë mbyllur në orën 20:00 të mbrëmjes25/10/2026 • 20:25'Një luftë rruge po përgatitet në Beograd' – paralajmëron mediumi kroat25/10/2026 • 20:02Komisioni zgjedhor: Pjesëmarrja deri në orën 18:00 arrin në 64.89 për qind25/10/2026 • 19:30BE-ja 'thellësisht e shqetësuar për incidentet e dhunshme të raportuara' në Serbi25/10/2026 • 18:57IPSOS DHE CESID: 60.9 për qind e votuesve votuan deri në orën 17:0025/10/2026 • 18:55Policia te transmetuesi publik serb25/10/2026 • 18:34Zëvendësi i dikurshëm i Gjingjiqit parashikon “fillimin e fundit për Vuçiqin”25/10/2026 • 17:15Raportime për pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi – analistët e shohin ‘sinjal alarmi’ për pushtetin e Vuçiqit25/10/2026 • 16:56Avokati serb u bën thirrje Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës të hetojnë dyshimet për blerje votash nga partia e Vuçiqit25/10/2026 • 15:45Zgjedhjet në Serbi, përballje mes qytetarëve në Novi Sad - një burrë kërcënon të nxjerrë armën25/10/2026 • 15:43Shpërthen përleshje në Beograd, një grua dërgohet në spital25/10/2026 • 15:10Autobusë nga Republika Srpska në Novi Pazar25/10/2026 • 14:50Njerëzit vënë miliona dollarë bast për fitoren e studentëve në Serbi, kthesë dramatike25/10/2026 • 14:37Serbia voton mes dhunës, të maskuarit sulmojnë të rinjtë pranë qendrës së votimit25/10/2026 • 14:36U përpoq të hynte në një qendër telefonike që pretendohet se i përket SNS-së, ata e bllokuan derën dhe i pamundësuan qasjen gazetares25/10/2026 • 14:19Muharrem Salihu ngre alarmin për shqiptarët e Medvegjës: Pasivizimi i adresave po ua mohon të drejtën e votës25/10/2026 • 14:18Vuçiqi mobilizon votuesit nga Kosova për SNS-në, 100 euro për votë dhe shpenzimet e paguara25/10/2026 • 13:47Zgjedhjet në Serbi, deri në ora 12:00 kanë votuar 34,55 për qind25/10/2026 • 13:09Policia në Serbi arreston një burrë dhe e fut në veturë zyrtare, ai hap derën tjetër dhe arratiset25/10/2026 • 12:44Vuçiq përplaset verbalisht me gazetarët kroatë25/10/2026 • 12:33Voton Ardita Sinani: Zgjedhjet e sotme janë jetike për të ardhmen e shqiptarëve të Luginës25/10/2026 • 12:14Zgjedhjet në Serbi, çfarë vërejnë vëzhguesit e OSBE-së?25/10/2026 • 12:05Votimi rifillon në qendrën e votimit në Kralevë, mungonte një faqe e tërë me votues të regjistruar25/10/2026 • 11:44Votojnë shqiptarët në Preshevë25/10/2026 • 11:39Dyshime për blerje votash në Zajeçar të Serbisë, mbërrin policia në vendin e ngjarjes25/10/2026 • 11:38Shaip Kamberi voton në Tërnoc, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje25/10/2026 • 11:36Zgjedhjet në Serbi shkaktojnë kolona në disa pika kufitare, deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova25/10/2026 • 11:35Përleshje fizike në katër qendra votimi në Dolevac të Serbisë, rreth 30 persona sulmojnë anëtarët e këshillave zgjedhorë25/10/2026 • 11:33Serbët nga Zubin Potoku nisen drejt Serbisë për të votuar, kolonë e gjatë automjetesh në Bërnjak25/10/2026 • 11:32Zgjedhjet parlamentare sot në Serbi, Koalicioni Shqiptar garon me numrin 1725/10/2026 • 11:27Sot zgjedhjet parlamentare në Serbi, sfidë për pushtetin aktual 35 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 25/10/2026 • 21:59Parashikimi i Ipsos/CeSID: "Lista e Studentëve" fiton thellë, duke i dhënë fund sundimit të VuçiqitNë parashikimin e parë nga Ipsos/CeSID, tregohet se "Lista e Studentëve" është dukshëm në avantazh me 52%, ndërsa lista e Vuçiqit ka vetëm 39,3%.Ata parashikohet të kenë 138 vende në parlamentin e ri – shifër kjo që e tejkalon qartë pragun prej 126 mandatesh të nevojshme për shumicën – krahasuar me 104 vende për listën e Vuçiçit.25/10/2026 • 21:48Vuçiq pranon humbjenAleksandar Vuçiq, bartës i listës “Serbia e Bashkuar”, tha se Lista Studentore ka fituar zgjedhjet.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.25/10/2026 • 21:29“Frika po rritet” – deputetja britanike kërkon reagim nga Londra dhe Brukseli për situatën në SerbiDeputetja britanike Alicia Kearns ka shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në Serbi, duke paralajmëruar për rritjen e frikës dhe rrezikun e krijimit të një klime frikësimi ndaj qytetarëve.Përmes një reagimi publik, Kearns ka theksuar se autoritetet serbe kanë përgjegjësi të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe të parandalojnë çdo formë kërcënimi apo intimidimi.Lajmi i PLOTË25/10/2026 • 21:25CeSID: Mbi 300 raportime për parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeveQendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) njoftoi se deri në orën 20:00 ka regjistruar mbi 300 raportime për parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve.Në uebfaqen e saj, qendra tha se ndër problemet kryesore ishin parregullsitë në organizimin e votimit jashtë vendvotimeve, raportimet për votim pa paraqitur letërnjoftimin, rastet e përsëritura të fotografimit të fletëvotimeve dhe votimi familjar apo në grup.Raportimet e reja tregojnë edhe për probleme në punën e këshillave të vendvotimeve, mosfunksionim të pajisjeve për verifikimin e votuesve, ndërprerje të votimit dhe vështirësi në ushtrimin e së drejtës së votës.CeSID-i njoftoi se do të vazhdojë ta ndjekë situatën dhe t’i verifikojë rastet e raportuara.25/10/2026 • 20:36Qendrat e votimit në Serbi janë mbyllur në orën 20:00 të mbrëmjesQendrat e votimit janë mbyllur në orën 20:00 të mbrëmjes, por nëse ka njerëz, ata do të lejohen të votojnë.Presidenti i Komisionit Zgjedhor deklaroi se qendrat e votimit në zgjedhjet parlamentare u mbyllën në orën 20:00, përveç disa qendrave të votimit ku votimi vazhdoi nëse kishte ndërprerje të votimit për më shumë se një orë, si dhe qendrave të votimit ku në kohën e mbylljes votuesit ishin pikërisht përpara qendrës së votimit dhe do të jenë në gjendje të votojnë.25/10/2026 • 20:25'Një luftë rruge po përgatitet në Beograd' – paralajmëron mediumi kroat'Një luftë rruge po përgatitet në Beograd' – paralajmëron mediumi kroatOrganizatat e vëzhgimit të zgjedhjeve në Serbi kanë raportuar parregullsi të shumta, duke përfshirë sulme fizike ndaj vëzhguesve dhe pengimin e gazetarëve gjatë raportimit të tyre.Sipas mediumit kroat Vecernji.hr, qendra e Beogradit është nën siguri të fortë policore natën e zgjedhjeve.Një numër i madh anëtarësh të policisë ndërhyrëse dhe të xhandarmërisë u vendosën në qytet, dhe situatë e tensionuar në terren u raportua për HRT nga gazetari Marin Ćurić , i cili përshkroi gjithashtu shqetësimin që përjetoi ekipi i tij pak para transmetimit të drejtpërdrejtë.25/10/2026 • 20:02Komisioni zgjedhor: Pjesëmarrja deri në orën 18:00 arrin në 64.89 për qindDeri në orën 18:00, në zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë votuar 64.89 për qind e votuesve, njoftoi Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK).Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, pjesëmarrja deri në të njëjtën orë ishte 51.93 për qind.Drejtori i RIK-ut tha se votimi po zhvillohet “në rregull, me parregullsi të vogla”, të cilat, sipas tij, anëtarët e këshillave të vendvotimeve po i zgjidhin me sukses mes tyre.Ai shtoi se vendvotimet do të mbeten të hapura edhe pas orës 20:00 nëse brenda ose pranë tyre ka votues që po presin radhën për të votuar në momentin e mbylljes zyrtare.Ndërkohë, sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), pjesëmarrja deri në orën 19:00 arriti në 67.6 për qind, krahasuar me 55.9 për qind në të njëjtën orë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023. /rel/25/10/2026 • 19:30BE-ja 'thellësisht e shqetësuar për incidentet e dhunshme të raportuara' në SerbiNdërkohë, ka disa reagime të para diplomatike ndaj incidenteve të raportuara në disa qendra votimi në të gjithë Serbinë.Ambasadori i BE-së në Serbi, Andreas von Beckerath, tha në X: “Jemi thellësisht të shqetësuar për incidentet e dhunshme të raportuara në një numër qendrash votimi. Qytetarët serbë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në një mjedis paqësor dhe të sigurt. U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të qëndrojnë të qetë, të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga dhuna dhe provokimet, si dhe institucioneve kompetente të sigurojnë sigurinë e të gjithë të përfshirëve në procesin zgjedhor”.Senatori republikan amerikan Joe Wilson tha gjithashtu në X: “Ndërsa populli serb shkon në votime me numra historikë, jam thellësisht i shqetësuar nga raportet se qeveria po përgatitet potencialisht të përdorë dhunë kundër qytetarëve që synon pengimin e procesit të votimit. Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme. I bëj thirrje Serbisë të mbetet paqësore!”.25/10/2026 • 18:57IPSOS DHE CESID: 60.9 për qind e votuesve votuan deri në orën 17:00Sipas vlerësimeve nga IPSOS dhe Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (Cesid), 60.9 për qind e votuesve votuan në zgjedhjet parlamentare në Serbi deri në orën 17:00.Siç u tha më tej, 47.2 për qind e votuesve votuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2023 deri në orën 17:00.25/10/2026 • 18:55Policia te transmetuesi publik serbZyrtarë policorë janë parë në hyrjen e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), që gjendet në rrugën Takovska, të Beogradit, sipas reporterëve të Radios Evropa e Lirë.Zyrtarët policorë janë parë në një park afër ndërtesës së Parlamentit, teksa trafiku është ndaluar në qendër të Beogradit, ku gjendet edhe selia e Presidencës dhe Komisionit Republikan Zgjedhor.25/10/2026 • 18:34Zëvendësi i dikurshëm i Gjingjiqit parashikon “fillimin e fundit për Vuçiqin”Zëvendësi i dikurshëm i Gjingjiqit parashikon “fillimin e fundit për Vuçiqin”Pjesëmarrja e lartë në qendrat e votimit që nga mëngjesi tregon një motiv të fortë për një ndryshim të qeverisë në Serbi.Kështu së paku mendon Zharko Koraq, profesor në pension në Universitetin e Beogradit dhe nënkryetar në qeverinë e Zoran Gjingjiq, në një deklaratë për “Večernji List”, duke komentuar turmat e mëdha në qendrat e votimit në të gjithë Serbinë, si dhe në diasporë, përcjell Telegrafi. "Jam optimist për një fakt që mund të duket i pazakontë në shikim të parë, dhe ai është pjesëmarrja e madhe e diasporës sonë në të gjithë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane, Zelandën e Re dhe Australinë. Kjo nuk është e zakonshme sepse diaspora jonë zakonisht del mjaft dobët në zgjedhje”, citohet të ketë thënë ai. Ai ka shtuar se “gjithashtu shoh shumë të rinj që erdhën në votime shumë herët. Çfarë do të thotë kjo psikologjikisht në zgjedhje? Nëse fluksi i votuesve është i madh dhe nëse shumë njerëz shfaqen herët në mëngjes, kjo tregon një motivim të fortë për ndryshim”.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU. 25/10/2026 • 17:15Raportime për pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi – analistët e shohin ‘sinjal alarmi’ për pushtetin e VuçiqitRaportime për pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi – analistët e shohin si një ‘sinjal alarmi’ për pushtetin e VuçiqitRaportet e hershme sugjerojnë se votuesit serbë kanë dalë në numër të madh në zgjedhjet e vendit, ndërsa një lëvizje protestuese studentore përpiqet t'i japë fund sundimit të liderit të saj populist të krahut të djathtë.Të dhënat paraprake nga zgjedhjet parlamentare tregojnë një pjesëmarrje rekord; deri në orën 14:00 me orën lokale, 46% e votuesve e kishin hedhur tashmë votën e tyre – shifër kjo që është pothuajse një milion më e lartë se ajo e regjistruar në zgjedhjet e mëparshme të dhjetorit 2023, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Kjo pjesëmarrje e lartë po rrit shpresat e "Listës Studentore" (Student List) – një forcë opozitare – se mund t'i largojnë nga pushteti Aleksandar Vuçiqin dhe Partinë e tij Progresive Serbe (SNS), të cilët qeverisin që nga viti 2012.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.25/10/2026 • 16:56Avokati serb u bën thirrje Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës të hetojnë dyshimet për blerje votash nga partia e VuçiqitAvokati serb u bën thirrje Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës të hetojnë dyshimet për blerje votash nga partia e VuçiqitAvokati i njohur serb, Çedomir Stojkoviq, u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës që të nisin hetime lidhur me dyshimet për blerje votash nga Partia Progresive Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiqit.Thirrja e tij vjen pas raportimeve se partia e Vuçiqit dyshohet se ka paguar nga 100 euro votues serbë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të votuar në favor të SNS-së.Stojkoviq ka kërkuar që institucionet e tri vendeve fqinje të Serbisë të hetojnë nëse qytetarë serbë që jetojnë në territoret e tyre janë përfshirë në skema të organizuara të blerjes së votave dhe transportimit të votuesve drejt Serbisë.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU. 25/10/2026 • 15:45Zgjedhjet në Serbi, përballje mes qytetarëve në Novi Sad - një burrë kërcënon të nxjerrë armënNjë përballje mes dy grupeve të qytetarëve ka ndodhur sot në Klisa të Novi Sadit.Sipas Lëvizjes Qytetare Bravo në rrjetet sociale, incidenti u shkaktua nga zbulimi i disa personave që kishin në zotërim një "listë të dyfishtë" (një listë votuesish të paautorizuar).Bravo njoftoi se disa individë u "kapën" me një listë të dyfishtë në një qendër votimi në shkollën fillore "Dushko Radoviq" në lagjen Klisa, ku disa persona u përpoqën të hapnin dyert e një veture, ndërkohë që një burrë ka kërcënuar se do të nxjerrë armën.Bravo deklaron se qendra e votimit pranë vendit ku ndodhi incidenti po monitorohet nga vëzhgues dhe mbikëqyrës të procesit zgjedhor, gjë që e bën të pamundur manipulimin e zgjedhjeve.25/10/2026 • 15:43Shpërthen përleshje në Beograd, një grua dërgohet në spitalNjë përleshje tjetër ka ndodhur në ditën e sotme të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.Dëshmitarët thanë se një grua është lënduar gjatë një konflikti verbal që ka përshkallëzuar në përleshje fizike, në lagjen Dorqol në Beograd., brenda një picerie.Ajo është dërguar në spital me ambulancë.Personat e përfshirë raportohet se ishin të pakënaqur me veprimtaritë që dyshohet se zhvilloheshin brenda picerisë. Ata u përpoqën të filmonin pronarin, gjë që çoi në një konfrontim në të cilin mori pjesë edhe vetë pronari.25/10/2026 • 15:10Autobusë nga Republika Srpska në Novi PazarAutobusë dhe furgonë me targa nga Republika Srpska – pra, nga Bosnja dhe Hercegovina – janë vërejtur në disa lokacione në Novi Pazar, gjë që ka ngritur dyshime se votuesit po sillen nga Republika Srpska.Në Novi Pazar, 94,063 qytetarë kanë të drejtë vote në 103 vendvotime, për më shumë klikoni këtu.25/10/2026 • 14:50Njerëzit vënë miliona dollarë bast për fitoren e studentëve në Serbi, kthesë dramatikeNdërsa qytetarët e Serbisë po votojnë sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, një garë e ngushtë po zhvillohet midis Listës së Studentëve dhe listës së Aleksandar Vuçiq në platformën online, Polymarket.Polymarket është një platformë online e parashikimeve, ku njerëzit vendosin para reale për të parashikuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, si rezultatet e zgjedhjeve, ndeshjet sportive apo ngjarjet botërore.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.25/10/2026 • 14:37Serbia voton mes dhunës, të maskuarit sulmojnë të rinjtë pranë qendrës së votimitNjë grup burrash të maskuar kanë sulmuar disa të rinj pranë një qendre votimi në Pançevë të Serbisë, në afërsi të Shkollës Bujqësore.Sipas raportimeve, të rinjtë u sulmuan në rrugën pranë shkollës, ku ishte vendosur qendra e votimit, nga disa burra të veshur me të zeza, me kapuçë dhe maska në fytyrë.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.25/10/2026 • 14:36U përpoq të hynte në një qendër telefonike që pretendohet se i përket SNS-së, ata e bllokuan derën dhe i pamundësuan qasjen gazetaresPas një njoftimi nga qytetarët, një ekip i N1 vizitoi rrugën "Skadarska" nr. 51 në Beograd – një vend që dyshohet se shërben si qendër telefonike (call center) për Partinë Përparimtare Serbe (SNS), nga ku pretendohet se ushtrohet presion mbi votuesit. Gazetares iu ndalua hyrja në ambientet e objektit."Tani do të filmojmë për të parë se çfarë po ndodh. Do të përpiqemi të hyjmë brenda. Ditën e mirë, jemi nga Televizioni N1 – a mund të hyjmë?" pyeti gazetarja, por kërkesa iu refuzua.Për më shumë, klikoni KËTU.25/10/2026 • 14:19Muharrem Salihu ngre alarmin për shqiptarët e Medvegjës: Pasivizimi i adresave po ua mohon të drejtën e votësAktivisti për të drejtat e njeriut, Muharrem Salihu, ka ngritur shqetësime për situatën e shqiptarëve në Medvegjë, pas votimit në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke vënë në pah praninë e forcave ushtarake dhe përfaqësimin e pakët të shqiptarëve në komisionet zgjedhore.Përmes një postimi në Facebook, Salihu ka bërë të ditur se ka votuar në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në Tupallë, vendlindjen e tij. Ai ka thënë se ajo që pa gjatë ditës së zgjedhjeve i ka shkaktuar shqetësim për të ardhmen e shqiptarëve në trojet e tyre.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.25/10/2026 • 14:18Vuçiqi mobilizon votuesit nga Kosova për SNS-në, 100 euro për votë dhe shpenzimet e paguaraPjesëtarë të komunitetit RAE dhe qytetarë serbë nga Kosova kanë deklaruar për KosovaPress, në kushte anonimiteti, se po përballen me presione dhe kushtëzime për të votuar për Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në zgjedhjet në Serbi.Sipas burimeve anonime të KosovaPress-it nga Plemetini po organizohet transport i paguar drejt Serbisë.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.25/10/2026 • 13:47Zgjedhjet në Serbi, deri në ora 12:00 kanë votuar 34,55 për qindBranko Josipoviq, drejtor i Entit Republikan të Statistikave, deklaroi se deri në orën 12:00 kanë votuar 34,55 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Serbi.Në rajonin e Vojvodinës kanë votuar 38,08 për qind, në Shumadi dhe Serbinë Perëndimore 32,56 për qind, në Serbinë Jugore dhe Lindore 31,96 për qind, ndërsa në Beograd 35,23 për qind.Në zgjedhjet e vitit 2023, pjesëmarrja deri në orën 12:00 ishte 21,33 për qind.25/10/2026 • 13:09Policia në Serbi arreston një burrë dhe e fut në veturë zyrtare, ai hap derën tjetër dhe arratisetNë Beogradin e Ri, policia ndaloi një burrë që u përpoq të bllokonte një autobus, por ai arriti të largohej nga automjeti zyrtar.Incidenti ndodhi pranë "Stari Merkator", pasi një autobus që transportonte individë të paidentifikuar u ndal para selisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS), për më shumë klikoni këtu.25/10/2026 • 12:44Vuçiq përplaset verbalisht me gazetarët kroatëIsh-presidenti serb Aleksandar Vuçiq – i cili kryeson listën zgjedhore "Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar" – hyri në një përplasje verbale me gazetarët kroatë pasi votoi në Beogradin e Ri.Kur ata u përpoqën t'i bënin një pyetje, ai i ndërpreu, duke deklaruar se mediat serbe kanë përparësi, për më shumë klikoni këtu.25/10/2026 • 12:33Voton Ardita Sinani: Zgjedhjet e sotme janë jetike për të ardhmen e shqiptarëve të LuginësTë drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.Sinani ka thënë se dita e sotme është vendimtare dhe jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe i ka ftuar qytetarët të mos hezitojnë dhe të dalin të votojnë.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.25/10/2026 • 12:14Zgjedhjet në Serbi, çfarë vërejnë vëzhguesit e OSBE-së?Vëzhguesit e ODIHR-it po monitorojnë zgjedhjet në Serbi.Koordinatori Special i OSBE-së për misionin e vëzhgimit afatshkurtër, Gilles Baum, thotë se pjesëmarrja e lartë është një shenjë e mirë për vendin.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.25/10/2026 • 12:05Votimi rifillon në qendrën e votimit në Kralevë, mungonte një faqe e tërë me votues të regjistruarKomisioni Zgjedhor i qytetit Kralevë, ka bërë të ditur se votimi është pezulluar në qendrën e votimit nr. 3 në Kralevë, pasi në listën zgjedhore mungonte një faqe që përmbante listën e votuesve të regjistruar.Votimi ka rifilluar pasi ka mbërritur lista e plotë e votuesve të regjistruar për këtë qendër votimi, për më shumë klikoni këtu.25/10/2026 • 11:44Votojnë shqiptarët në PreshevëQytetarët shqiptarët po votojnë në qendrat e votimit në Preshevë. Disa prej tyre i’u kanë drejtuar shkollës ‘Ibrahim Kelmendi”.Sot në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku qytetarët do të votojnë për përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00 dhe në fletëvotim do të jenë gjithsej 18 lista zgjedhore.Ndërkohë, është hera e parë që shqiptarët garojnë në një listë zgjedhore të përbashkët në zgjedhjet e Serbisë.25/10/2026 • 11:39Dyshime për blerje votash në Zajeçar të Serbisë, mbërrin policia në vendin e ngjarjesKa dyshime se në Zajeçar të Serbisë mund të ketë ndodhur blerje votash.Vëzhguesi Miladin Krstiq i tha një gazetari të TV Nova se qytetarë të shqetësuar kishin raportuar se kishin parë diçka që dukej si blerje votash, brenda një ambienti pranë një qendre votimi.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.25/10/2026 • 11:38Shaip Kamberi voton në Tërnoc, bën thirrje për dalje masive në zgjedhjeShaip Kamberi, bartës i listës së Koalicionit Shqiptar, ka votuar në vendlindjen e tij, në Tërnoc.Pas votimit, Kamberi ka falënderuar qytetarët që kanë ardhur nga Kosova për të kontribuar në procesin zgjedhor.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.25/10/2026 • 11:36Zgjedhjet në Serbi shkaktojnë kolona në disa pika kufitare, deri në 3 orë pritje për të dalë nga KosovaKolona të shumta janë regjistruar në disa pika të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në ditën e votimit, ndërsa në Rashkë është raportuar fluks i shtuar i votuesve nga veriu i Kosovës.Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për automjetet në disa pika kufitare arrijnë deri në 30–40 minuta në hyrje dhe deri në 90–120 minuta (1 orë e 30 minuta deri në 2 orë) në dalje.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.25/10/2026 • 11:35Përleshje fizike në katër qendra votimi në Dolevac të Serbisë, rreth 30 persona sulmojnë anëtarët e këshillave zgjedhorëNë qendrat e votimit 22, 25, 27 dhe 32 në Dolevac të Serbisë kanë ndodhur përleshje fizike, sipas Grupit Joformal të Studentëve nga Nishi.Ata paralajmëruan se këto incidente kanë cenuar sigurinë e anëtarëve të këshillave zgjedhorë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, transmeton Telegrafi.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.25/10/2026 • 11:33Serbët nga Zubin Potoku nisen drejt Serbisë për të votuar, kolonë e gjatë automjetesh në BërnjakAutobusë me qytetarë serbë nga komuna e Zubin Potokut janë nisur drejt Ribariqit, në komunën e Tutinit në Serbi, për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në këtë shtet.Udhëtimi i qytetarëve po bëhet në mënyrë të organizuar, ndërsa autobusi i parë nga Zubin Potoku tashmë është nisur drejt vendvotimeve në Ribariq.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.25/10/2026 • 11:32Zgjedhjet parlamentare sot në Serbi, Koalicioni Shqiptar garon me numrin 17Më 25 tetor në Serbi mbahen zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin prej 250 ulësesh, në të cilat Koalicioni Shqiptar garon si subjekt i vetëm politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me numrin rendor 17, teksa serbët nga Kosova mund të votojnë në vendvotimet e vendosura në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.25/10/2026 • 11:27Sot zgjedhjet parlamentare në Serbi, sfidë për pushtetin aktualVendvotimet në Serbi janë hapur të dielën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku 6.45 milionë qytetarë kanë të drejtë vote për të zgjedhur 250 deputetët e Kuvendit.Në garë janë 18 lista zgjedhore me mbi 2,400 kandidatë, ndërsa votimi po zhvillohet në afro 8,400 vendvotime.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.