Partitë dhe subjektet politike shqiptare në Luginën e Preshevës do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi, e cila do të quhet “Koalicioni Shqiptar”. Marrëveshja mes faktorëve politikë shqiptarë është përshëndetur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila e ka cilësuar vendimin si një dëshmi të përgjegjshmërisë dhe pjekurisë politike. Përmes reagimit të saj, Ministria e Jashtme thekson rëndësinë e bashkimit dhe koordinimit të përfaqësimit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. LEXO EDHE:Arrihet marrëveshja, shqiptarët e Luginës së Preshevës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi! Reagon Meta: Mundësi historike Ministria vlerëson se një zë i përbashkët mund të forcojë përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e Serbisë dhe të rrisë peshën e tyre në proceset vendimmarrëse. Shqipëria shprehet gjithashtu se do të vijojë të mbështesë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfaqësimin e drejtë dhe barazinë para ligjit. Në fokus të mbështetjes së deklaruar nga Tirana janë edhe zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i komunitetit shqiptar në këtë zonë. Njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshëndet arritjen e marrëveshjes për paraqitjen e një liste të përbashkët të partive dhe subjekteve politike shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi dhe përgëzon të gjithë faktorët politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës për përgjegjshmërinë, pjekurinë politike dhe vizionin që dëshmuan me këtë vendim. Ky veprim përcjell një mesazh të qartë: interesat e shqiptarëve mbrohen më mirë kur përfaqësimi i tyre politik është i bashkuar, i koordinuar dhe i vendosur. Përfaqësimi dinjitoz dhe efektiv në institucionet e vendit ku jetojnë kërkon unitet, përgjegjësi dhe një qëndrim të përbashkët për çështjet që prekin drejtpërdrejt të drejtat, mirëqenien dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e #Preshevës. Kjo listë e përbashkët duhet të shërbejë si dëshmi se kur bashkohet zëri politik, forcohet përfaqësimi; dhe kur forcohet përfaqësimi, mbrohen më mirë interesat e qytetarëve dhe rritet pesha e tyre në proceset vendimmarrëse. Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfaqësimin e tyre të drejtë, barazinë e plotë para ligjit, si dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror të komunitetit shqiptar. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: zgjedhjet ne serbi koalicioni shqiptar Partitë shqiptare lugina e presheves ministria e jashtme Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 74.1% Jo 21.1% Jam i/e dyzyuar 4.8% Vota total: 526 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

