Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë”/ Gent Progni nga protesta: Nëse heshtni fiton korrupsioni


Aktivisti Gent Progni në mesazhin para Kryeministrisë tha se nëse heshtin, korrupisoni do të fitojë pasi partitë e mëdha janë aksionere me njëra-tjetrën, duken shënjestruar PS dhe PD.

Aktivisti Gent Progni në mesazhin para Kryeministrisë tha se nëse heshtin, korrupisoni do të fitojë pasi partitë e mëdha janë aksionere me njëra-tjetrën, duken shënjestruar PS dhe PD. “Korrupsioni nuk është thjesht vjedhje e parave publike; ai është vjedhje e së ardhmes. Është arsyeja pse të rinjtë largohen, pse familjet humbasin shpresën dhe pse besimi te shteti zbehet çdo ditë. Sot nuk jemi këtu për të përhapur urrejtje. Jemi këtu për të kërkuar drejtësi, transparencë dhe përgjegjësi. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, sepse paratë publike u përkasin qytetarëve, jo pushtetarëve.

Ndërkohë, partitë e mëdha po bëjnë “merkato” politike dhe po sillen si aksionerë të çdo ndërtimi e çdo projekti. Nëse heshtim, korrupsioni fiton. Nëse ngremë zërin, mbrojmë të ardhmen tonë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb