Lajme Zone
Parrhesia: Të flasësh lirisht dhe me guxim
KulturëPamfleti

Parrhesia: Të flasësh lirisht dhe me guxim

Termi cinik vjen nga greqishtja kynikos, që do të thotë "si qen" ose "qen". Fillimisht, ky emërtim ndoshta përdorej si fyerje, duke iu referuar qenit endacak që jeton në rrugë, nuk turpërohet për asgjë dhe shpërfill normat shoqërore. Megjithatë, cinikët e përvetësuan këtë emërtim me krenari.

Për cinikët, parrhesia nënkuptonte sinqeritet të plotë: të thuash gjithçka pa filtra, kujtdo dhe veçanërisht atyre që mbanin pushtetin... Termi cinik vjen nga greqishtja kynikos, që do të thotë "si qen" ose "qen". Fillimisht, ky emërtim ndoshta përdorej si fyerje, duke iu referuar qenit endacak që jeton në rrugë, nuk turpërohet për asgjë dhe shpërfill normat shoqërore. Megjithatë, cinikët e përvetësuan këtë emërtim me krenari.

Tre figurat më të rëndësishme të kësaj lëvizjeje filozofike ishin Diogjeni i Sinopës, figura qendrore dhe simboli i cinizmit; Krati i Tebës, nxënësi më i njohur i Diogjenit; dhe Hiparkia e Maronesë, filozofja e parë cinike e njohur dhe bashkëshortja e Kratit.

Cinikët njiheshin për provokimet e tyre, mënyrën e jetesës asketike, mungesën e zotërimeve dhe sjelljen e tyre sfiduese ndaj normave shoqërore. Por cilat ishin idetë filozofike që qëndronin në themel të kësaj mënyre jetese?

Para së gjithash, ata vendosën përballë njëra-tjetrës nomos-in, që nënkupton ligjin ose konventën shoqërore, dhe physis-in, natyrën. Sipas tyre, njeriu duhet të jetojë në përputhje me natyrën, edhe nëse kjo nënkupton shkeljen e rregullave shoqërore kur ato bien ndesh me të.

Për cinikët, natyrore janë nevojat themelore të trupit, virtyti dhe arsyeja, dhe vetëm këto kanë vlerë. Mbi këtë bazë, ata përqafuan idealin e vetëmjaftueshmërisë (autarkeia), pra të mos varen nga askush dhe nga asgjë. Pikërisht për këtë arsye, ata ushtronin indiferencë ndaj lodhjes, të ftohtit, urisë dhe, në përgjithësi, ndaj pasurisë, pronës dhe statusit shoqëror. Sipas tyre, njeriu nuk kishte nevojë për pasuri, shtëpi apo prestigj për të jetuar mirë.

- Praktika e parrhesisë

Cinikët e konsideronin veten kozmopolitë, qytetarë të botës. Ata nuk e kufizonin identitetin e tyre me qytetin e lindjes apo me Athinën, ku jetonin.

Një tjetër tipar thelbësor i filozofisë së tyre ishte ‘parrhesia’, ose guximi për të thënë të vërtetën. Ata besonin se njeriu duhet të flasë hapur, pa filtra dhe pa frikë, sidomos përballë pushtetarëve.

Në këtë frymë duhet parë edhe një nga anekdotat më të njohura të antikitetit: takimi mes Diogjenit dhe Aleksandrit të Madh. Thuhet se Aleksandri e admironte filozofin dhe shkoi ta takonte ndërsa ai po bënte banjë dielli. Kur e pyeti nëse mund të bënte diçka për të, Diogjeni iu përgjigj: "Po, largohu që të mos më zësh diellin." Kjo përgjigje interpretohet edhe si një kritikë ndaj ambicies së Aleksandrit për t'u paraqitur si figurë me status hyjnor.

Diogjeni hante publikisht në agora, gjë që në Athinë konsiderohej e papërshtatshme. Kur e qortuan për këtë sjellje, ai u përgjigj: "Në agora më merr uria."

Kjo anekdotë pasqyron bindjen e cinikëve se nevojat natyrore duhet të plotësohen aty ku lindin, pa u kushtëzuar nga rregullat shoqërore. Po në të njëjtën frymë, Diogjeni nuk ndiente turp të masturbonte në publik, sepse mendonte se mënyra më e natyrshme për t'iu përgjigjur një nevoje trupore ishte ta plotësoje menjëherë. Kur u kritikua për këtë sjellje, ai u përgjigj: "Sikur të mjaftonte të fërkoje barkun për të shuar urinë."

Për cinikët, parrhesia nënkuptonte sinqeritet të plotë: të thuash gjithçka pa filtra, kujtdo dhe veçanërisht atyre që mbanin pushtetin.

-Kritika radikale ndaj konventave dhe moralit

Një tjetër anekdotë e njohur lidhet me Hiparkian dhe Kratin e Tebës. Hiparkia ishte filozofe në kuptimin e plotë të fjalës dhe merrte pjesë në të gjitha aspektet e jetës cinike. Krati, i cili dikur kishte qenë i pasur, kishte hequr dorë nga e gjithë pasuria e tij.

Kur Hiparkia, shumë më e re në moshë, u dashurua me të, Krati shkoi në shtëpinë e saj dhe, para të gjithëve, hodhi tutje mantelin, duke mbetur lakuriq. Pastaj tha: "Ja ku është dhëndri dhe ja pasuria e tij. Tani zgjidh."

Hiparkia e zgjodhi Kratin, sepse, siç thuhet, ajo e vlerësonte filozofinë më shumë sesa jetën tradicionale të gruas pranë tezgjahut. Të dy jetuan sipas idealeve cinike, në rrugë, ku edhe ushtronin filozofinë.

Me cinikët, filozofia u shndërrua njëkohësisht në një mënyrë radikale jetese dhe në një formë provokimi, që synonte të sfidonte, të përmbyste dhe të kritikonte normat shoqërore dhe moralin e kohës.

Një nga anekdotat më të njohura tregon se Diogjeni ecte natën me një fanar të ndezur. Kur e pyesnin se çfarë kërkonte, ai përgjigjej: "Po kërkoj një njeri të ndershëm."/Përshtati “Pamfleti” nga “Corriere della Sera”parrhesia Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kulture Dëshmia sllovene për Fishtën, si e vlerësonte bota arkitektin e kulturës shqiptare 31 Korrik 2026, 14:2914:29Kulture Çfarë na mëson Eskili për drejtësinë? 28 Korrik 2026, 21:5921:59Kulture Pse ka kaq shumë makina luksoze në Shqipëri? 28 Korrik 2026, 15:3415:34Kulture Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite për të zbatuar rekomandimet 28 Korrik 2026, 12:4112:41Kulture Kush e zotëron Homerin? 28 Korrik 2026, 11:0111:01Kulture Odisea i Christofer Nolan, një kryevepër që tejkalon Homerin! 27 Korrik 2026, 20:2220:22Kulture