Protesta e sotme e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka arritur sot në ditën e 131-të radhazi. Ndryshe nga ditët e tjera, të sfiduar edhe nga kushtet e vështira atmosferike, ata vijojnë qëndresën e tyre të palëkundur para ambienteve të Parlamentit. Në sallën e ligjvënësve është diskutuar për Reformën Territoriale, për të cilën do të mbahet më vonë votimi nga deputetët. Protestuesit nuk i kanë ndaluar për asnjë moment thirrjet e tyre kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, si edhe duke kërkuar arrestimin e ish-zv/kryeministres së akuzuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale, Belinda Balluku. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
