Protestuesit vijojnë të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, teksa bëjnë thirrje të ndryshme. Me qindra protestues në shesh thërrasin njëkohësisht slogane, që tregojnë revoltën e tyre ndaj keqqeverisjes. “Parlamenti i krimit”, “PS-PD, k*lysha të komunizmit”, “Arrestoni Ballukun”, bënë thirrje qytetarët. Tashmë protestuesit janë pranë Muzeut Kombëtar, duke bërë që zëri i tyre të jehojë në rrugët e kryeqytetit. Ata kërkojnë largimin e kryemininistrit Rama, që e akuzojnë se pengon anëtarësimin e vendit në BE. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 126 protesta
