Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Parlament analfabet”/ 52 ditë revoltë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi! Ndryshim sistemi (VIDEO)


Ditën e sotme zhvillohet protesta e 52-të kundër kryeministrit Edi Rama, me qytetarët që vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe largimin e klasës së vjetër politike.

Ditën e sotme zhvillohet protesta e 52-të kundër kryeministrit Edi Rama, me qytetarët që vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe largimin e klasës së vjetër politike. Prej më shumë se shtatë javësh, protesta ka vijuar pa ndërprerje, me një kërkesë të përsëritur nga organizatorët dhe pjesëmarrësit: ndryshim politik dhe përgjegjësi institucionale. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, nën thirrjet “Arresto Ballukun”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament analfabet” dhe “PD-PS këlysha komunistësh”.

Protesta e sotme vjen pas 52 ditësh rezistencë qytetare, ku pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes, duke kërkuar luftë kundër korrupsionit, ndryshim të sistemit politik dhe një klasë të re përfaqësimi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta Tirane