Lajme Zone
Parashikimi i motit: Temperatura të larta dhe reshje të izoluara në…
KulturëSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Parashikimi i motit: Temperatura të larta dhe reshje të izoluara në…

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore raltivisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore raltivisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore në jug të vendit. Në periudha afatshkurta vranësirat në juglindje hera-herës deri të dendura, por kalimtare. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin.Lexo edhe:Skandal mjedisor në Gjirin e Lalëzit/ Bashkia derdh ujërat e zeza në zonën elitare të Adriatikut Reshje e shiut parashikohen lokale, me intensitet të ulët në mesditë deri pasdite në jug të vendit, shtrëngata afatshkurtra të izoluara maleve. Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.