Lajme Zone
Parashikimi i motit për sot, 11 tetor/ Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona
KulturëSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Parashikimi i motit për sot, 11 tetor/ Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona

Këtë të diel vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e intervale kthjellimesh.

Këtë të diel vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, në jugperëndim e veriperëndim reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.Lexo edhe:SYRI TV/ Lumi Shkumbin po kthehet në një përrua, ambientalistët japin alarmin sos për lumin Gjatë ditës reshjet mbeten prezente me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim e jugperëndim hera – herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Mjegull e dendur lokale / mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore era do të fitojë shpejtësi deri në 16m/s. Valëzim në det të forcës 3-4 ballë.