Lajme Zone
Parashikimi i motit, 14 gusht/ Priten reshje me intensitet të ulët dhe vranësira mesatare
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Parashikimi i motit, 14 gusht/ Priten reshje me intensitet të ulët dhe vranësira mesatare

Ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët, vranësira mesatare hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në jug e juglindje në orët e mesditës e pasdite.

Ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët, vranësira mesatare hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në jug e juglindje në orët e mesditës e pasdite. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje shoqëruar me shkarkesa elektrike në orët e mesditës e pasdite vonë. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare atë veriperëndimorë dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb