Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë së Fierit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në qendër të qytetit. Ngjarja ka nisur në një prej lagjeve të Fierit, ndërsa situata rrezikonte të përshkallëzohej më tej.
Pas marrjes së njoftimit, forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e rendit kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjetit ku ndodheshin personat e përfshirë në konflikt.
Automjeti është bllokuar në qendër të qytetit, ndërsa personat janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ku po vijojnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërhyrja e shpejtë e uniformave blu ka bërë të mundur parandalimin e një përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit në një zonë të frekuentuar të qytetit. Top Channel

