Lajme Zone
Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në Durrës/ Në pranga një 36-vjeçar
Të tjeraCNA

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në Durrës/ Në pranga një 36-vjeçar

Policia e Durrësit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, ndërsa është vënë në pranga një 36-vjeçar. Në pranga është vënë shtetasi H.Ll., i cili kanosi me armë zjarri një person me të cilin u konfliktua për motive të dobëta. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. Ll., shërbimet e Policisë gjetën armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se është përdorur për kanosjen dhe nj

Policia e Durrësit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, ndërsa është vënë në pranga një 36-vjeçar. Në pranga është vënë shtetasi H.Ll., i cili kanosi me armë zjarri një person me të cilin u konfliktua për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. Ll., shërbimet e Policisë gjetën armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se është përdorur për kanosjen dhe një krehër me municion luftarak. Njoftimi i policisë: Durrës/ Finalizohet operacioni i koduar "Relatives". Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti. Kanosi me armë zjarri kallashnikov, një shtetas me të cilin u konfliktua për motive të dobëta, arrestohet 36-vjeçari. I arrestuari, me precedentë të theksuar penal për armëmbajtje pa leje dhe krime kundër personit. Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov e dyshuar e përdorur për kanosjen dhe një krehër me municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pasi morën informacion për një konflikt në lagjen nr.8, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe parandalimin e përshkallëzimi të tij. Në kuadër të operacionit të koduar "Relatives", u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

-H. Ll., 36 vjeç, banues në Durrës, shtetas me precedentë të theksuar penal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit. Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. B., 69 vjeç, banues në Durrës dhe më pas e ka kanosur atë, me armë zjarri kallashnikov, që e posedonte pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. Ll., shërbimet e Policisë gjetën armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se është përdorur për kanosjen dhe një krehër me municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.