Lajme Zone
Parandalohet atentati i dytë ndaj Preng Gjinit, foto të tij gjenden në celularin e të arrestuarit me tritol
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Parandalohet atentati i dytë ndaj Preng Gjinit, foto të tij gjenden në celularin e të arrestuarit me tritol

Burime hetimore bëjnë me dije se në pranga ka rënë Euglen Buraku, 38 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap pak ditë më parë në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës. Sipas “Euronews Albania”, ai lëvizte me një automjet me targa të vjetra të mbivendosura dhe kishte me vete një sasi lënde plasëse të lidhur me një aparat celular, i cili dyshohet se do të përdorej për shpërthim në distancë.

Policia shmang atentatin ndaj Preng Gjinit Hetimet e Policisë së Shkodrës dyshojnë se objektivi ishte sërish Preng Gjini, i cili i mbijetoi atentatit me 400 gramë C4 në Tiranë në vitin 2020. Në celularin e të arrestuarit u gjetën edhe fotografi të tij. Një atentat i dytë ndaj Preng Gjinit dyshohet se është parandaluar nga Policia e Shkodrës, pas arrestimit të një 38-vjeçari që lëvizte me lëndë plasëse të pajisur me mekanizëm shpërthimi në distancë.

Burime hetimore bëjnë me dije se në pranga ka rënë Euglen Buraku, 38 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap pak ditë më parë në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës. Sipas “Euronews Albania”, ai lëvizte me një automjet me targa të vjetra të mbivendosura dhe kishte me vete një sasi lënde plasëse të lidhur me një aparat celular, i cili dyshohet se do të përdorej për shpërthim në distancë.

Një element që ka forcuar dyshimet e hetuesve është fakti se gjatë ekspertimit të telefonit të Burakut janë gjetur fotografi të Preng Gjinit, çka ka orientuar hetimin drejt pistës se objektivi i mundshëm i atentatit ishte pikërisht ai. SPAK e kërkon për sulmin ndaj Preng Gjinit, arrestohet për herë të dytë në Dubai Elson Reçi

10 Janar, 11:53 Në kuadër të të njëjtit hetim është identifikuar edhe një i dyshuar tjetër, Eduard Përgjoka, 34 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit në banesën e tij në Rubik u sekuestruan kapsolla detonatore, 11 telefona celularë dhe fara kanabisi.

Dy personat po hetohen për veprat penale "vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë, "mbajtje pa leje e armëve" dhe "prodhim e shitje narkotikësh".

Atentati i vitit 2020

Preng Gjini i mbijetoi një atentati spektakolar më 15 shtator 2020, kur automjeti me të cilin udhëtonte shpërtheu mbi urën e Selitës në Tiranë. Hetimet zbuluan se në pjesën e përparme të mjetit ishte vendosur rreth 400 gramë lëndë plasëse C4, e aktivizuar me telekomandë në distancë, ndërsa ai ishte në lëvizje.

Pavarësisht plagëve të rënda, Gjini arriti të mbijetonte. Në atë kohë ai deklaroi para hetuesve se nuk kishte konflikte dhe nuk ndihej i kërcënuar, duke mohuar se ishte në hasmëri me persona të tjerë.

Dosja "Revanshi" dhe akuzat e SPAK

Atentati i vitit 2020 u zbardh më vonë nga SPAK në kuadër të dosjes "Revanshi", ku prokuroria ngriti akuzën se sulmi ishte organizuar për motive gjakmarrjeje. Për këtë ngjarje janë proceduar disa persona, të akuzuar si organizatorë dhe sigurues të kushteve materiale për kryerjen e atentatit.

Në këtë dosje, SPAK akuzon se Elson Reçi, i arrestuar më pas në Dubai me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, kishte siguruar kushtet dhe mjetet për atentatin, ndërsa sipas hetimeve ai drejtonte një grup kriminal në Rrëshen. Prokuroria ka bërë me dije gjithashtu se informacion për lëvizjet e Preng Gjinit dyshohet se i përcillej grupit kriminal nga persona të përfshirë në rrjet.

Parandalimi i atentatit të dyshuar të ditëve të fundit pritet të hedhë më shumë dritë nëse bëhet fjalë për një vazhdimësi të konfliktit që çoi edhe në sulmin e vitit 2020 ndaj Preng Gjinit, apo për një episod të ri kriminal. SPAK zbardh atentatin ndaj Preng Gjinit në Vasil Shanto: U krye nga nipi i Kastriot Reçit, informohej nga zyrtari i policisë!

18 Maj, 16:21 preng gjini atena Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Më fitimprurës se droga/ 8 aksione ndaj Call Center-ave 3 muajt e fundit, mbi 100 mln euro të grabitura 19 Korrik 2026, 13:1313:13Kronike Aksident i rëndë pranë Rubikut, dy persona bllokohen në makinë 19 Korrik 2026, 12:1912:19Kronike Shkuan për kontroll, punonjësit e Tatimeve merren peng në një kompleks në Golem; 5 persona në pranga 19 Korrik 2026, 12:0812:08Kronike Kanabisi mjekësor, pista e re për vrasjen e Edmond Sulës; 50-vjeçari aksioner në Maqedoninë e Veriut 19 Korrik 2026, 11:5811:58Kronike Vodhi lokalin dhe më pas i vuri zjarrin, në pranga 36-vjeçari në Lushnjë 19 Korrik 2026, 11:4711:47Kronike E ngatërroi me kafshë të egra, plagoset me çifte një person në Bulqizë 19 Korrik 2026, 11:1111:11Kronike