Hakmarrje e ka cilësuar kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzën që iu drejtua gazetares Klodiana Lala, nga ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni. Pas përfundimit të seancës plenare, Berisha deklaroi për gazetarët se akuza e Hysenit nuk ishte asgjë më shumë se sa shpifje.
“Që ish-shefja e shërbimit, që tani është një kriminele ordinere, dhe jo vetëm ordinere, t'i përgjigjet gazetares në atë mënyrë, së pari dëshmon veten se është një hakmarrëse e verbër. Së dyti, shpif për një gazetare që sulmon atë dhe padronin e saj”, deklaroi Berisha.
Kryedemokrati bëri një paralajmërim të fortë kur tha se ish-shefja e SHISH shumë shpejt, do të shantazojë prokurorë dhe gjykatës.
“Në këtë rast përdor postin për të bërë një shantazh ndaj gazetarëve dhe ky është një problem i madh, mbasi kjo do shantazhojë dhe prokurorët dhe gjykatësit. Dhe druaj shumë se ky është një proces në zhvillim”, tha Berisha. “Nuk më shantazhon askush”/ Klodiana Lala paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Vlora Hysenit
24 Shtator, 15:51 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

