Lajme Zone
Paraburgimi i Veliajt po përdoret si mjet politik? Eurodeputeti holandez Smit: Rasti i tij tregon se Shqipëria ka ende probleme me shtetin e së drejtës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Paraburgimi i Veliajt po përdoret si mjet politik? Eurodeputeti holandez Smit: Rasti i tij tregon se Shqipëria ka ende probleme me shtetin e së drejtës

A po përdoret paraburgimi i Erion Veliajt si mjet politik? Kjo ishte një nga pyetjet që iu drejtua eurodeputetit holandez Sander Smit, gjatë një sesioni pyetje-përgjigje nga Parlamenti Europian në Strasburg. I pyetur për kryebashkiakun e Tiranës, që ndodhet prej më shumë se një viti në paraburgim, Smit e cilësoi rastin e tij si tregues të problemeve të Shqipërisë me shtetin e së drejtës. Pyetja: A

A po përdoret paraburgimi i Erion Veliajt si mjet politik? Kjo ishte një nga pyetjet që iu drejtua eurodeputetit holandez Sander Smit, gjatë një sesioni pyetje-përgjigje nga Parlamenti Europian në Strasburg. I pyetur për kryebashkiakun e Tiranës, që ndodhet prej më shumë se një viti në paraburgim, Smit e cilësoi rastin e tij si tregues të problemeve të Shqipërisë me shtetin e së drejtës. Pyetja: A jeni në dijeni të çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj? Ai ndodhet prej më shumë se një viti në paraburgim. Paraburgimi përdoret shpesh në Shqipëri dhe ndonjëherë duket se shërben më shumë si një mjet politik. LEXO edhe...Plarent Ndrecës i ndalohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, mesazh drejtorit: Ligji lejon vizitën në çdo kohë! Kallëzim penal për autorët Smit: Çështja e kryebashkiakut të Tiranës është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe tregon, ashtu si edhe protestat e vazhdueshme në Shqipëri, se vendi ende nuk e ka vendosur në rregull shtetin e së drejtës. Duke u ndalur te procesi i integrimit, Smit theksoi se Shqipëria, Mali i Zi dhe Ukraina nuk mund të anëtarësohen në Bashkimin Europian pa përmbushur kriteret për shtetin e së drejtës, tregun e brendshëm dhe luftën kundër korrupsionit. Deklarata e plotë pyetje-përgjigje e Sander Smit Sander Smit: Mirë se vini në këtë sesion pyetje-përgjigje, drejtpërdrejt nga Parlamenti Europian në Strasburg. Disa javë më parë, ju më drejtuat një mori pyetjesh për Parlamentin Europian dhe për punën si eurodeputet. Pyetja: Përshëndetje, Sander! Si e shihni aktualisht zgjerimin e Bashkimit Europian, veçanërisht me vende si Shqipëria, Mali i Zi dhe Ukraina? A jeni në dijeni të çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj? Ai ndodhet prej më shumë se një viti në paraburgim. Paraburgimi përdoret shpesh në Shqipëri dhe ndonjëherë duket se shërben më shumë si një mjet politik. A janë këto vende vërtet të gatshme për anëtarësim në Bashkimin Europian? Sander Smit: Kjo është një pyetje e shkëlqyer dhe janë pikërisht këto lloj pyetjesh që unë i ngre vazhdimisht këtu, në Parlamentin Europian. Çështja e kryebashkiakut të Tiranës është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe tregon, ashtu si edhe protestat e vazhdueshme në Shqipëri, se vendi ende nuk e ka vendosur në rregull shtetin e së drejtës. Ne, si BBB (Lëvizja Fermer-Qytetar), kemi një parim udhëheqës shumë të thjeshtë: Nuk duhet të ketë anëtarësim për vendet kandidate që nuk përmbushin të gjitha kushtet dhe kapitujt që lidhen me shtetin e së drejtës, por edhe me tregun e brendshëm apo luftën kundër korrupsionit në institucionet qeveritare. Kjo vlen jo vetëm për vende si Shqipëria, por edhe për Malin e Zi dhe Ukrainën. Kjo nuk do të thotë se ne nuk i mbështesim këto vende, por ato nuk mund të marrin rrugë të shkurtra apo të anashkalojnë disa kushte dhe, megjithatë, të anëtarësohen për të përfituar nga avantazhet që ofron Bashkimi Europian. SI.E./A.E/ReportTv.al erion veliaj arrestimi i erion veliajt Sander Smit Komento Komente loli: 01/11/2026 12:09 Deri sa gjyqi po zvarritet pa fund kjo tregon se nuk ka fakte konkrete dhe ky është një turp i madh për drejtësinë,kur ka fakte nuk ke nevojë të mbushësh qindra faqe me 10 rreshta mund ta dënosh fajtorin. Përgjigju Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 42% Nuk e di 8% Vota total: 584 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?