Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

Para publike që i shkojnë publikut/ Çakerri: Një buxhet social që mbështet familjet dhe shtresën e mesme


Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakerri, ka komentuar buxhetin dhe paketën fiskale, duke theksuar se buxheti i parashikuar është më i madhi deri më tani dhe se fokusohet në mbështetjen sociale, pensionistët, familjet dhe bizneset.

Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakerri, ka komentuar buxhetin dhe paketën fiskale, duke theksuar se buxheti i parashikuar është më i madhi deri më tani dhe se fokusohet në mbështetjen sociale, pensionistët, familjet dhe bizneset.

Në “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Çakerri u shpreh se kundërshtimet e opozitës për paketën fiskale nuk qëndrojnë mbi fakte konkrete, ndërsa nënvizoi rëndësinë e administrimit të financave publike.

Deputetja e PS-së u ndal edhe te çështja e shportës së produkteve, duke theksuar se institucionet përgjegjëse do të monitorojnë zbatimin e masave, me qëllim që ulja e çmimeve të reflektohet drejtpërdrejt te qytetarët. Çakerri përmendi gjithashtu dyfishimin e bonusit për pensionistët dhe indeksimet, duke i cilësuar këto masa si pjesë të mbështetjes për kategoritë e ndryshme të shoqërisë.

“Kur flasim për një buxhet me shifër të tillë që është më i madhi, tregon për një administrim akoma më të mirë të parasë publike. Për paketën fiskale është keq informuar, patjetër që opozita ka punën e vet për të kundërshtuar, por ne duhet të qëndrojmë te faktet te shifrat. Ky është një buxhet social që mbështet më shumë te shtresat në nevojë dhe familjet e mesme. Por ajo që kemi thënë kaq shumë për shportën, është një gjë e prekshme. Ne do ta ndjekim dhe autoritetet përkatëse do të jenë në monitorim deri sa kjo gjë të shkojë drejtpërdrejt te xhepat e qytetarëve. Shifrat janë konkrete, janë fakte. Dhe tregon rritjen ekonomike dhe përkthehet në një mbështetje më të mirë sociale për familjet për pensionistët, për bizneset. Sa i përket shportës çmimi ulet, kemi dhe dyfishimin e bonusit për pensionistët kemi edhe indeksimet. Kemi edhe një ndryshim të normës për hotelet që shkon nga 6 në 10 % është nga normat më të ulëta krahasuar me vendet fqinje. Edhe mbështetja për Bujqësinë vazhdon edhe për agroturizmin. Kemi rritje të investimeve nëpër spitale dhe të kemi një shëndetësi më të mirë”, tha ajo.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet