Nëpërmjet një video të publikuar në rrjete, Aulon Kalaja, qenë në terren pranë banorëve, duke parë nga afër situatën dhe pasojat e zjarrit. Pas një nate të vështirë për shkak të zjarreve, banorët e zonave të rrezikuara në Krujë janë rikthyer mëngjesin e sotëm pranë banesave të tyre. Kalaja ka ndjekur nga afër situatën në një prej banesave që ishte kërcënuar drejtpërdrejt nga flakët. Banorët treguan se, falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, banesa u shpëtua nga përfshirja prej zjarrit. Ai tha se zjarrfikësit kishin hyrë brenda saj për të frenuar flakët dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit.
Banorët shprehën lehtësimin dhe gëzimin që banesat e tyre u shpëtuan. Reagimi i Aulon Kalasë:
Aulon Kalaja: Në këtë moment, banorët kthehen në shtëpitë e veta. Kanë qëndruar gjithë natën duke luftuar, duke ndjekur flakët. Shikojmë pjesën tjetër.
Banor: Lëre aman se jemi…
Kalaja: Tani do shohim shtëpinë, se si është situata te shtëpia.
Banor: Shtëpia është e komshies, Romelës.
Banor: Po, është e shpëtuar, e shpëtuar.
Kalaja: Apo jo?
Banor: E shpëtuar, shyqyr Zotit!
Kalaja: Ja ku e kemi. Të shohim këtu mbrapa, të shohim. Kjo është situata. Kjo ishte shtëpia për të cilën u luftua. Këtu kanë hyrë zjarrfikësit. Pra, siç e shikoni, dera është hapur aty. Kanë hyrë edhe zjarrfikësit për të shuar flakët dhe kanë shpëtuar këtë shtëpi. Si është ara aty?
Banor: Shumë mirë, shumë mirë. Faleminderit Zotit, u shpëtuan shtëpitë.
Banor: Janë shpëtuar, të shpëtuara.
Kalaja: Jeni të gjithë të lumtur, apo jo?
Banor: Ooo, të lumtur! O ba, ba, ba, ba!
Kalaja: Shumë, shumë mirë. Shikojmë tani pjesën tjetër të malit, ku ka ende një farë flake më sipër, por nuk është e dallueshme nga këtu. Ka tym dhe këtu ndihet aroma e rëndë. Është ora 6 pa 20 e mëngjesit. Jemi në Krujë. Kjo është shtëpia për të cilën u luftua. Nuk është vetëm kjo, janë edhe dy-tre shtëpi të tjera, por kjo ka qenë pika kryesore e rrezikut. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aulon kalaja kruje PD zjarri

