Lajme Zone
Panik në një restorant në Ohio/ Avokati nxjerr armën për të vrarë ish-gruan e tij, ndalohet nga kamerieri hero (VIDEO)
KulturëBalkanWeb

Panik në një restorant në Ohio/ Avokati nxjerr armën për të vrarë ish-gruan e tij, ndalohet nga kamerieri hero (VIDEO)

Paniku përfshiu një restorant në Ohio të SHBA-së, pasi një 43-vjeçar nxori armën dhe tentoi të qëllonte ish-gruan e tij. Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2025 në restorantin italian Sabira dhe u filmua nga kamerat e sigurisë, ndërsa pamjet janë publikuar së fundmi.

Paniku përfshiu një restorant në Ohio të SHBA-së, pasi një 43-vjeçar nxori armën dhe tentoi të qëllonte ish-gruan e tij. Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2025 në restorantin italian Sabira dhe u filmua nga kamerat e sigurisë, ndërsa pamjet janë publikuar së fundmi. Matthew Exton, një ish-avokat mbrojtës penal, ishte në një lokal pranë restorantit kur pa ish-gruan e tij duke darkuar me familjen. Sipas prokurorisë, ai fillimisht i dërgoi një pije dhe më pas e pështyu teksa ajo po largohej nga restoranti. Waiter at an Ohio restaurant tackles a man after he tried to shoot his ex-wife in newly released footage.

43-year-old Matthew Exton, of Toledo, Ohio, has been found guilty of attempted murder.

Exton had been drinking when he saw his ex-wife and her family celebrating at a… pic.twitter.com/ze6wLpn2LG — Collin Rugg (@CollinRugg) September 9, 2026 Pak më vonë, Exton u kthye në restorant dhe nxori një armë të mbushur. Në armë kishte një plumb në dhomën e fishekut dhe shtatë të tjerë në karikator. Kur 43-vjeçari tentoi të qëllonte ish-gruan, arma nuk funksionoi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Ai u përpoq sërish ta përdorte armën, por në atë moment ndërhyri kamerieri Tracy Cole Jr., i cili iu hodh sipër, e rrëzoi në tokë dhe e ndaloi.

Prokurorja e Qarkut Lucas, Julia Bates, deklaroi në gjykatë se stafi i restorantit nuk mund të ishte përgatitur për një situatë të tillë.

Exton u shpall fajtor për tentativë vrasjeje dhe dy akuza për sulm të rënduar. Gjatë gjyqit, ai deklaroi se nuk kishte pasur qëllim të shtypte këmbëzën, duke pretenduar se e kishte drejtuar armën ndaj ish-gruas vetëm për ta detyruar atë të shiste shpejt shtëpinë e tyre.

Pas incidentit, Exton humbi edhe licencën e avokatit. Në atë kohë ai ushtronte profesionin si avokat në Michigan. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb