Lajme Zone
Pamje tronditëse në TikTok: Blogeri i njohur përfundon në spital pas transmetimit alarmues live
SportGazeta Tema

Pamje tronditëse në TikTok: Blogeri i njohur përfundon në spital pas transmetimit alarmues live

Momente alarmi kanë përfshirë rrjetet sociale pasi Perez Hilton u shfaq i gjakosur duke lënduar veten dhe në gjendje të rënduar emocionale gjatë një video live në TikTok. Pamjet shqetësuese ngritën menjëherë alarmin te ndjekësit, të cilët njoftuan autoritetet, ndërsa blogeri i njohur u dërgua më pas në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Momente alarmi kanë përfshirë rrjetet sociale pasi Perez Hilton u shfaq i gjakosur duke lënduar veten dhe në gjendje të rënduar emocionale gjatë një video live në TikTok. Pamjet shqetësuese ngritën menjëherë alarmin te ndjekësit, të cilët njoftuan autoritetet, ndërsa blogeri i njohur u dërgua më pas në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Perez Hilton, është transportuar në një spital në Miami, pasi autoritetet morën disa telefonata lidhur me transmetimin shqetësues të publikuar prej tij në rrjetet sociale.

Zyra e Sherifit të Miami-Dade konfirmoi për “Page Six” se oficerët u njoftuan për një person që po transmetonte drejtpërdrejt veprime që ngrinin shqetësime serioze për sigurinë e tij.

Pas mbërritjes në banesën e Hilton, policia komunikoi me familjarët e tij që ndodheshin në vendngjarje. Autoritetet konfirmuan se 48-vjeçari ishte i vetëm brenda shtëpisë, ndërsa situata u monitorua nga afër përpara ndërhyrjes.

“Personi është nxjerrë në mënyrë të sigurt dhe është transportuar nga ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit të Miami-Dade në një spital lokal, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore”, thuhej në deklaratën e autoriteteve.

Në vendngjarje ndodheshin gjithashtu anëtarë të Njësisë së Reagimit ndaj Krizave dhe profesionistë të licencuar të shëndetit mendor, të cilët po ofronin mbështetje dhe burime për familjen e tij.

Përfaqësuesit e Perez Hilton, Dante Rusciolelli dhe Rebekah Kochan, deklaruan se ishin në dijeni të materialeve shqetësuese që po qarkullonin në internet, por se nuk kishin mundur të komunikonin drejtpërdrejt me të.

“Shqetësimi ynë kryesor është shëndeti dhe mirëqenia e Perezit, si dhe e familjes së tij. Derisa të kemi informacione të konfirmuara, nuk do të spekulojmë apo komentojmë më tej”, thanë ata, duke kërkuar që publiku të respektojë privatësinë e tij.

Perez Hilton, emri i vërtetë i të cilit është Mario Armando Lavandeira Jr., është baba i tre fëmijëve.

Ngjarja vjen vetëm pak muaj pasi blogeri kaloi një periudhë të vështirë shëndetësore. Në mars, ai tregoi se kishte qëndruar për 21 ditë në spital, pasi marrja e ilaçeve kundër gripit me stomakun bosh i kishte shkaktuar komplikacione të rënda, përfshirë një ulçerë, perforacion dhe sepsis.

Një muaj më vonë, Hilton zbuloi se i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente për heqjen e një mpiksjeje të madhe gjaku. Pas rikuperimit, ai deklaroi se përvojat e vështira shëndetësore e kishin bërë të rivlerësonte jetën, familjen dhe besimin e tij.