Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Pamje të rënda! I riu i larë në gjak, transportohet me urgjencë drejt ambulancës, mesazh protestuesve: Mos u dorëzoni! (VIDEO)


Një incident i rëndë është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një i ri, që në kokë ka dhe një flamur kuq e zi është parë i mbuluar në gjak dhe është transportuar me urgjencë drejt ambulancës për të marrë ndihmën mjekësore.

Një incident i rëndë është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një i ri, që në kokë ka dhe një flamur kuq e zi është parë i mbuluar në gjak dhe është transportuar me urgjencë drejt ambulancës për të marrë ndihmën mjekësore. Në momentin që është nxjerrë nga turma, i riu u ka bërë thirrje protestuesve që të mos tërhiqen, duke përcjellë mesazhin: “Mos u dorëzoni!”. Ndërkohë, policia ka hedhur në drejtim të protestuesve ujë me piper dhe gaz lotsjellës, duke sjellë probleme me frymëmarrjen te shumë qytetarë. Situata para Kuvendit vijon të mbetet e tensionuar, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa në terren janë angazhuar edhe ekipet e emergjencës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: i riu protesta sulmohet