Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pamje te reja/ Tentoi t’i bashkohej protestës para Ministrisë së Arsimit, studentët lagin me ujë Edi Palokën, e përzënë nga tubimi


Pamje të reja nga protesta studentore para Ministrisë së Arsimit tregojnë momentin kur deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tenton t’i bashkohet tubimit, por kundërshtohet nga protestuesit.

Pamje të reja nga protesta studentore para Ministrisë së Arsimit tregojnë momentin kur deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tenton t’i bashkohet tubimit, por kundërshtohet nga protestuesit. Studentët i kanë bërtitur dhe e kanë lagur me ujë Palokën, duke i kërkuar të largohet nga protesta. Në fund, deputeti i PD-së është detyruar të largohet nga tubimi. Protestuesit kanë kundërshtuar praninë e tij, ndërsa kanë vijuar të kërkojnë që protesta të mos identifikohet me partitë politike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb