Lajme Zone
Pamje skandaloze nga Berati, Denoncimi: Jetojmë mes plehrave, po sëmuremi! Bashkia s'vjen ti pastrojë
Të tjeraSyri

Pamje skandaloze nga Berati, Denoncimi: Jetojmë mes plehrave, po sëmuremi! Bashkia s'vjen ti pastrojë

Një banor denoncoi katastrofën mjedisore mes të cilës jetojnë banorët e lagjes “30 Vjetori”, konkretisht te Rruga e Romëve në Berat.

Një banor denoncoi katastrofën mjedisore mes të cilës jetojnë banorët e lagjes “30 Vjetori”, konkretisht te Rruga e Romëve në Berat. Mungesa e pastrimit të rregullt dhe e koshave të mbeturinave po shkakton grumbullimin ditë pas dite, por dhe groposjen e tyre në tokë, duke krijuar një situatë të rëndë për banorët dhe mjedisin.Lexo edhe:SYRI TV/ Elbasan - Pjeshkët pa treg, fermerët me humbje, çifti i të moshuarve përballet me vështirësi Denoncuesi kërkon që çështja të bëhet publike dhe që Bashkia e Beratit të ndërhyjë sa më shpejt. Mesazhi i plotë i denoncuesit: "Përshëndetje, doja të bëja një kërkesë për emisionin lidhur me një problem që kemi prej kohësh në Berat, te Rruga e Romëve, lagjja “30 Vjetori”. Në këtë zonë ka shumë mbeturina të grumbulluara dhe, për shkak se nuk pastrohen rregullisht dhe nuk ka as kosha, mbeturinat po hidhen dhe po groposen në tokë. Kjo po krijon një situatë shumë të keqe për banorët dhe për mjedisin. Kemi kërkuar pastrimin e zonës, por Bashkia nuk ka ardhur për të bërë pastrimin. Ju lutem, a mund të na ndihmoni që ky problem të bëhet publik dhe të kërkohet ndërhyrja e Bashkisë? Do të donim shumë që dikush të vinte në zonë dhe ta shikonte nga afër situatën. Faleminderit!

Anonim ju lutem!"