Një helikopter është rrëzuar pranë banesave, në zonën e Tholos, në ishullin grek Sifnos. Si pasojë 3 persona kanë humbur jetën. Sipas mediave greke, viktimat janë piloti dhe dy pasagjerë që ndodheshin në bord. Pas rrëzimit, helikopteri shpërtheu në flakë Helikopteri ishte nisur nga Markopoulo me destinacion Sifnos dhe u rrëzua pak pas orës 18:00, teksa ishte duke u afruar për ulje në ishull.
Pas përplasjes, helikopteri ka marrë flake dhe paraprakisht dyshohet për shkak të karburantit. Në vendngjarje po operojnë dy zjarrfikës me një automjet për shuarjen e flakëve, ndërsa nga Sirosi po dërgohet një ekip shpëtimi me një mjet të shpejtë RAFNAR të Shërbimit Zjarrfikës. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

