Aktorja e njohur Emma Roberts i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me partnerin e saj, Cody John, në një ceremoni intime të zhvilluar në Sun Valley, Idaho, pas katër vitesh lidhje.
Në mesin e të ftuarve ishin familjarë dhe miq të afërt të çiftit, ndërsa vëmendje të veçantë tërhoqi edhe prania e aktores fituese të çmimit Oscar, Julia Roberts, halla e Emmës.
Ceremonia, e cila zgjati rreth 45 minuta, u zhvillua në një atmosferë romantike dhe private. Emma shkëlqeu me një fustan të bardhë elegant me një çarje të lartë dhe një aksesor delikat në kokë, ndërsa Cody John zgjodhi një kostum klasik të zi.
Një nga momentet më emocionuese të dasmës ishte kur Emma eci drejt altarit duke mbajtur për dore djalin e saj, Rhodes.
Çifti u fejua në korrik të vitit 2024, ndërsa aktorja e bëri publik lajmin përmes një fotografie në Instagram, ku shfaqte unazën e fejesës. Lidhja e tyre u bë publike në vitin 2022 dhe, sipas burimeve pranë çiftit, romanca u zhvillua larg vëmendjes së mediave.
Emma Roberts është nënë e Rhodes, të cilin e ka nga lidhja e mëparshme me aktorin Garrett Hedlund. Ajo ka treguar më herët se në fillim të marrëdhënies me Cody John ishte e kujdesshme për të mbrojtur privatësinë e djalit të saj.
Burimi: Page Six Credit: BACKGRID Credit: BACKGRID Credit: BACKGRID Credit: BACKGRID Credit: BACKGRID Credit: BACKGRID

