Lajme Zone
Pamje nga aksidenti në Vlorë/ Kamioçina ra në humnerë, viktima banor i zonës
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pamje nga aksidenti në Vlorë/ Kamioçina ra në humnerë, viktima banor i zonës

Këto janë pamjet nga aksident i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një terren kodrinor.

Këto janë pamjet nga aksident i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një terren kodrinor.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:40. Sipas të dhënave paraprake, 67-vjeçari banues në fshatin Mazhar, ishte duke drejtuar një automjet tip kamionçinë, kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet